Pesë porosi të domosdoshme për besimtarin në fazën që po vjen

Më të lexuarat

Pesë porosi të përqendruara dhe të rëndësishme për fazën që vjen

​Pesë porosi të përqendruara dhe të rëndësishme për fazën që vjen, të cilat i takon çdokujt që beson në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe ndjek metodologjinë e Profetit të tij ﷺ në veprimin për fenë dhe për reformën, të ndalet tek ato, t’i meditojë dhe t’i zbatojë dhe njeriut të lirë i mjafton një fjalë:

Porosia e parë: Përpjekja serioze për shpëtimin individual nga dënimi i Allahut, përmes:

  • ​Pendimit të sinqertë dhe heqjes dorë nga mëkatet;
  • ​Ripërtëritjes së lidhjes me Allahun përmes adhurimit dhe lutjes;
  • ​Përkushtimit në istigfar dhe përuljes para Tij, të Lartmadhëruarit.

Porosia e dytë: Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, si dhe marrja e iniciativës për reformë në çdo rreth të mundshëm edhe nëse është i ngushtë dhe mosdorëzimi përballë realitetit apo rënia në pafuqí:

  • ​Mos u bëj i heshtur ose negativ, që dekurajon;
  • ​Vepro aq sa mundesh qoftë edhe në shtëpinë tënde dhe rrethin tënd të afërt;
  • ​Paraqit atë me të cilën Allahu do të të arsyetojë Ditën e Kijametit.

Porosia e tretë: Mendimi i mirë për Allahun, optimizmi, stolisja me shpresë dhe besimi në fitoren e Allahut, pa u ulur nën peshën e dëshpërimit:

  • ​Optimizmi është karburant i brendshëm për veprim;
  • ​Mos ia shto vetes zërin e dëshpërimit të brendshëm mbi presionin e realitetit të jashtëm;
  • ​Mbështetu tek Allahu dhe ngrihu me vendosmëri.

Porosia e katërt: Durimi dhe qëndrueshmëria, pavarësisht vështirësisë së fazave që vijnë:

  • ​Ajo që po vjen nga trazira, sprovë apo fatkeqësi në fazën e ardhshme, me lejen e Allahut do të përfundojë në mirësi dhe kjo nuk do të thotë mungesë vështirësie apo zhdukje të sprovave dhe sfidave;
  • ​Duro dhe kryeje atë që të takon dhe atë që ke mundësi nga detyrimet;
  • ​Beso patjetër se përfundimi është për të devotshmit.

Porosia e pestë: Rrënjosja e besnikërisë ndaj umetit dhe rindërtimi i besnikërisë mbi bazën e akides dhe besimit:

    • ​Rëndësia e thirrjes për tejkalimin e besnikërive kombëtare, partiake dhe etnike që janë rrënjosur në mendje e shpirtra në vend të besnikërisë ndaj Islamit;
    • ​Domosdoshmëria e rrënjosjes së lidhjes së vëllazërisë imane;
    • ​Kujdesi për kohezionin e brendshëm veçanërisht për ata që punojnë për fenë, i cili është thelbësor për qëndresë në kohë krizash.

Së fundi, mos u bëj spektator, por njeri me qëndrim.

 

Ahmed Sejid

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit