7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Pesë përfitimet shëndetësore të hurmës

Më të lexuarat

Hurmat rriten në maje të palmave dhe, përderisa ato piqen, lëkura e tyre bëhet kafe dhe rrudhoset pasi gjithnjë e më shumë lagështia largohet nga frutat.

Hurmat bëjnë një rrugë të gjatë për të arritur në tryezën tuaj. Përveç shijes, ato ofrojnë edhe shumëllojshmëri përfitimesh të tjera shëndetësore dhe nutricioniste. Ky frut tropikal është burim i pasur i fibrave, vitamineve e mineraleve. Përmban 23 aminoacide të rëndësishme, të cilat nuk mund të gjenden bashkë në një frut tjetër.

Gjithashtu, përmban vitaminat A, B dhe C, si dhe minerale si magnezi, kaliumi, mangani, kalciumi, natriumi, hekuri, zinku, bakri dhe seleni.

Ja përfitimet kryesore shëndetësore nga konsumi i rregullt i hurmave, sipas ekspertëve:

Të pasura me antioksidantë mbroјtës

Hurmat janë një burim i pasur i përbërjeve me veti antioksiduese. Këto përfshijnë polifenolet, karotenoidet dhe lignanet, të cilat janë treguar se ndihmojnë në menaxhimin e rrezikut të sëmundjeve kronike.

Të dobishme për sistemin digjestiv

Fibrat që përmbajnë hurmet kanë shumë përfitime shëndetësore, nga ndihma për të mbajtur një mikrobiom të shëndetshëm të sistemit digjestiv, deri te reduktimi i rrezikut të disa vështirësive shëndetësore afatgjata.

Një studim i vogël i vitit 2015 zbuloi se konsumimi i hurmave mund të reduktojë rrezikun për kancer në zorrën e trashë falë përmbajtjes së lartë të fibrave dhe polifenolit.

Mbështesin shëndetin e eshtrave

Hurmat janë një burim i mineraleve të mira për eshtrat, duke përfshirë fosforin, kaliumin, kalciumin dhe magnezin. Ato janë gjithashtu burim i vitaminës K, e cila është e nevojshme për eshtra të shëndetshëm dhe të fortë.

Ëmbëlsues alternativ

Hurmet përmbajnë sheqerna lehtë të tretshëm, që do të thotë se konsumi i tyre ndikon më pak në shtimin e peshës dhe pasojat e tjera shëndetësore në krahasim me ëmbëlsirat dhe ëmbëlsuesit e tjerë.

Nutricionistët rekomandojnë që, përveç se t’i përdorni hurmet si alternativë e ëmbëlsirave, lëngu i hurmave të shtypura me ujë të përdoret edhe si ëmbëlsues i shëndetshëm në ushqime të tjera.

Mund të lehtësojë lindjen natyrore

Hurmet rekomandohen edhe nga gjinekologët në javët e fundit të shtatzënisë. Ato thuhet se e zvogëlojnë nevojën për lindje të detyruar dhe janë të dobishme në reduktimin e kohëzgjatjes së lindjes. Përbërjet në këtë frut besohet se imitojnë efektet e oksitocinës, një hormon i përfshirë në kontraktimet e lindjes.

Nga vijnë hurmet?

Hurmet rriten kryesisht në Lindjen e Mesme, por mund të gjenden edhe në rajone të tjera tropikale. Sipas Statista, në vitin 2021 janë prodhuar gjithsej 9,8 milionë tonë hurme në mbarë botën. Prodhuesit më të mëdhenj të botë janë Egjipti (1,7 milionë tonë në vit), Arabia Saudite (1,6 milionë tonë), Irani (1,3 milionë tonë), Algjeria (1,2 milionë tonë) dhe Iraku (0,8 milionë tonë në vit).

TRT Balkan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit