12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Pesë armiqtë e Islamit konvertohen në Islam – Bekir Halimi

Më të lexuarat

Pesë emra, pesë persona, armiq të përbetuar të Islamit, në ofanzivë të vazhdueshmë kundër Islamit dhe simboleve të fesë Islame, që të gjthë këta brenda dy dekadave luftonin ashpër çdo gjë islame, mirëpo ajo që e habiti botën, edhe duhet të jetë mësim për ne muslimanët por edhe për ata që e armiqësojnë islamin, se të gjithë këta më në fund e pranuan Islamin si fe dhe u vendosën në shërbim të fesë islame.

1-      Arnoud van Doorn

2-      Babler Sing

3-      Pol Kendi, prift afrikan

4-      Joram van Klaveren

5-      Daniel Streich

1-      Arnoud Van Doorn

Regjisori dhe producenti i filmit ofendues ndaj Pejgamberit, ﷺ, zv kryetari i partisë për Liri, parti e djathtë ekstreme dhe armike e Islamit dhe kundërshtarë e muslimanëve. Në vitin 2013 në Twitter shkroi në arabisht: eshhedu en la ilahe il-lallah ve eshhedu enne muhammeden resulullah.

Udhëtoi për në Meke dhe në Medine dhe shkoi te varri i Pejgamberit, ﷺ, dhe duke qarë shprehi pendimin e madh për atë që kishte bërë dhe tha se do prodhoj një film ku do shfaqi vlerat e mëdha që kishte Pejgamberi, ﷺ. Pastaj nga vendi ku kishte prodhuar atë film bëri një video ku kërkoi falje nga Pejgamberi, ﷺ dhe mbarë Umeti Islam. Kërkim faljet e tija nuk ndalen nga keqardhja e tij e madhe për atë që kishte bërë.
2- Babler Sing

Hindus ekstremist, i pari i cili hipi mbi xhamin Baberi për ta shemb, e cila njihej si xhamia më e mirë për muslimanët në Indi. Madje morri një copë nga xhamia si kujtim nga urrejtja e madhe që kishte kundër Islamit dhe mllefi që kishte kundër muslimanëve. Pastaj Allahu i Madhërishëm e udhëzoi dhe depërtoi besimi në zemrën e tij dhe tha: për këtë gabim kaq të madh që kam bërë do i ndërtoj 100 xhamia. Edhe me të vërtetë deri në ditët e sodit ka ndërtuar mbi 90 xhamia në Indi. Tani është një thirrës i madh që e fton popullin Indian në Islam dhe vepron pa ndal për të realizuar zotimin e tij për të ndërtuar 100 xhamia.
3- Pol Kendi, prift afrikan

Prift i madh afrikan, biri i priftit afrikan. Doktor i religjioneve komparative. Ishte në  krye të një grupi misionarësh afrikan për përhapje të krishterimit në Afrik. Trajnonte tjerët si të thërrasin popullin afrikan në krishterizëm. Vatikani e kishte angazhuar për të vizituar 15 shtete afrikane për të përballur përhapjen masovike të islamit në ato shtetet. Pasi e shfaqi pranimin e Islamit i humbi krejt benefitet që kishte, humbi vilën e tij, makinën, pasurinë, madje edhe tentuan ta vrasin me armë zjari. Por i përballoi krejt këto. Tani pasi e pranoi Islamin vazhdon të fton popullin afrikan në fenë Islame. Shetit nga shteti në shtet duke i thirrë në fenë islame. Ky thirrës Islam thotë: Në vizitën e fundit që kisha në Afrikë pranuan islamin 800 persona. Gjithashtu thotë: në të gjitha ato shtete ku kam thirrë drejt krishterizmit, tani dop thërras për në Islam.
4- Joram van Klaveren

Njeriu i dytë në partinë e ekstremit të djathtë, Partia për Liri në Hollandë. Ishte njeriu që organizoi gara për karikaturat kundër Islamit dhe Pejgamberit, ﷺ dhe kishte vendos të shkruan një libër i cili do jetë një bombë në fytyrën e muslimanëve, ku do të demantonte argumentet e Islamit dhe kundër profetit të Islamit, Muhammedit, ﷺ. Mirëpo para se të përfundon këtë libër, Allahu ia ybut zemrën dhe ia zgjëron gjoksin të pranon Islamin dhe shkroi një librë tjetër “Konvertiti nga krishterimi në Islam në kohën e shekullarizmit dhe terrorizmit”. Ky njeri tha: fatkeqësisht krejt informatat që kisha mb Islamin ishin të gabuara.

Pra, ky është Islami!

Edhe në të kaluarën edhe sot ka fuqinë që armitë më të fuqishëm të vet ti bëjë ithtarë të vet dhe të mbledh me miliona njerëz nga e gjithë bota rreth vetes.

Pse?

Sepse është fe e Vërtetë!

Është fe e natyrës së pastër!

Është fe e vlerave të larta morale!

Allahu thotë:

(و من يبتغ غير الإسلام ديناً فلن يُقبل منه و هو فى الآخرة من الخاسرين)، 

“Ai që kërkon fe tjetër përpos Islamit, atij kjo nuk do i pranohet dhe në jetën pas vdekjes do jetë i humbur”.

Allahu thotë:

(سنريهم آياتنا في الآفاق وفي أنفسهم حتى يتبين لهم أنه الحق)

“Do ua shfaqim argumentet Tona në horizont dhe në veten e tyre deri sa tu bëhet e qartë se Ai është i Vërteti”.

Allahu thotë:

(فمن يرد الله أن يهديه يشرح صدره للإسلام).

“Atij që do Allahu ta udhëzoje ia zgjeron zemrën për Islamin”.

O Allah! Ndihmo Fenë Tënde dhe na bëj prej atyre që sinqerisht thërrasin drejt fesë Tënde!

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit