12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Përsëri zjarr në kampin e refugjatëve të Arakanit në Bangladesh

Më të lexuarat

Zjarri në kampin Kutupalong në Cox’s Bazar, ku janë strehuar refugjatët e Arakanit në Bangladesh, shkatërroi 29 çadra.

Zjarri në kampin Kutupalong në Cox’s Bazar, ku janë strehuar refugjatët e Arakanit në Bangladesh, shkatërroi 29 tenda (çadra).

“Menjëherë pas rënies së zjarrit në kamp në orën 5 të mëngjesit (me orën lokale), kanë ndërhyrë policia dhe zjarrfikëset, të cilët kanë arritur të shuajnë zjarrin brenda një ore. Të paktën 29 çadra janë djegur plotësisht nga zjarri, i cili nuk ka shkaktuar lëndime apo humbje jete. Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar”, tha përgjegjësi i sigurisë, Mohammad Naimul Haq.

Duke thënë se kanë pasur fatin që kanë pasur një burim uji pranë vendit të ngjarjes, Haq shtoi: “Përndryshe, zjarri do të ishte po aq shkatërrues sa zjarri që pamë kohët e fundit që la mijëra njerëz të pastrehë në kampin Cox’s Bazar.”

Haq deklaroi se po hetojnë zjarret e shpeshta në kampet e refugjatëve.

Në zjarrin që shpërtheu në kampin në Cox’s Bazar në Bangladesh më 22 mars, rreth 15.000 strehimore u shkatërruan, të paktën 28 njerëz vdiqën dhe më shumë se 40 të tjerë u plagosën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit