“Përplasja Izraeli–SHBA me Iranin: drejt një lufte rajonale dhe rrëzimi i iluzioneve politike” – Redi Shehu

Më të lexuarat

Ajo që pritej ndodhi. Izraeli, së bashku me SHBA-në, goditën Iranin. Në këmbim, kemi një hakmarrje iraniane në Izrael, Kuvajt, Jordani, Bahrein, Katar dhe Emirate. Kuptimi i përgjigjes iraniane është: Ju donit një luftë me mua, unë ju ofroj një luftë rajonale!

Nga ky sulm del qartë se:

  • Programi bërthamor iranian, për të cilin na thanë se qenka shkatërruar në qershor, paska qenë një gënjeshtër e madhe, sepse ndryshe pse do të kërkosh marrëveshje bërthamore e pastaj të sulmosh, nëse e ke shkatërruar atë? Nuk ka kuptim të shkatërrosh diçka që e ke shkatërruar.
  • Përfundimisht, Trump provoi se është i kapur totalisht nga regjimi sionist i Tel Avivit dhe se administrata amerikane, fatkeqësisht, udhëhiqet nga një grup ekstremistësh fetarë që nuk e kanë për gjë ta çojnë botën në flakë.
  • Regjimi i Iranit nuk rrëzohet me bomba. Kjo është një gënjeshtër tjetër. Ata duan ta destabilizojnë rajonin për të arritur tek ajo që ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, tha se: Lindja e Mesme është Izraeli biblik, prandaj le ta marrin atë.
  • Me këto sulme, Bordi i Paqes nuk ka më kuptim, ndaj kjo ishte edhe dëshira e Izraelit që, në një rajon të destabilizuar, të gllabërojë Bregun Perëndimor dhe Gazën.

Pavarësisht se cilat janë planet e qarqeve të caktuara, një gjë është e sigurt: Zoti ka planet e veta.

/Redi Shehu fb/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit