20.8 C
Pristina
Friday, May 24, 2024

Përpjekjet e Haskukës japin rezultat, Prokuroria nis hetimet për rrënimin e shtëpisë së Myftiut

Më të lexuarat

Prokuroria Themelore në Prizren pas reagimit dhe njoftimit publik nga Këshilli për Trashëgimi Kulturore i Qendrës Historike të Prizrenit, për rrënimin e shtëpisë së familjes Myftiu, e klasifikuar si Monument Historik nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka autorizuar Policinë e Kosovës, që të ndërmerr veprime hetimore për mbledhjen e provave lidhur me dyshimin për veprën penale, Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës dhe veprat tjera penale të mundshme kundër detyrës zyrtare.

Ja njoftimi i plot nga Prokuroria Themelore të Prizrenit:

“Me qëllim për të ndaluar çdo ndërtim të kundërligjshëm të vërejtur kohëve të fundit në Qytetin e Prizrenit, dhe për të mbrojtur Trashëgiminë Kulturore të Qytetit të Prizrenit, me datë 15.05.2017 përmes Kërkesës PPN/I.Nr.103/17, ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Policia e Kosovës, Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, të ndërmerren urgjentisht, të gjitha masat e parapara ligjore nga Drejtoritë përkatëse të Komunës së Prizrenit, kundër të gjithë atyre që janë duke ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme si dhe kundër dëmtuesve të Trashëgimisë Kulturore në Qytetin e Prizrenit.

Prokuroria e Shtetit, në veçantia Prokuroria Themelore në Prizren është e përkushtuar dhe e vendosur në mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Qytetit të Prizrenit dhe i ftonë të gjithë qytetarët, organizatat dhe institucionet, që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit më qëllim të parandalimit dhe luftimit të kësaj dukuri negative.” /kp/

Rrënimi i shtëpisë në qendrën historikë shkaktoi reagime të mëdha në qytet, lidhje me rastin reaguan qytetarët, organizatat të ndryshme jo-qeveritare, reagimeve iu bashkëngjitë edhe kryetari i ri i Prizrenit Mytaher Haskuka i cili para disa dite kishte deklaruar se fajtorët për rrënimin e shtëpisë historike në Prizren do të sillen para ligjit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit