19.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Përpjekja për t’i bërë të heshtin xhamitë merr miratimin paraprak në parlamentin izraelit

Më të lexuarat

Ligji që synon t’i bëjë të heshtin thirrjet e përforcuara për namaz të xhamive në Izrael dhe në Jerusalemin Lindor të pushtuar mori miratimin paraprak të mërkurën në një seancë të ngarkuar parlamentare, ku legjislatorët palestinezë e denoncuan masën si raciste, raporton Al Jazeera.

Miratimet e dy versioneve të ligjit u përcëllon nga një debat i ashpër mes parlamentarëve në Knesset; njëri prej versioneve parashikon ndalim të përdorimit të altoparlantëve në zonat e banuara në orë të caktuara të ditës.

Ahmed Tibi, një anëtar arab i parlamentit izraelit, e përshkroi ligjin si racist, duke theksuar se ai nuk do t’ia dilte ta bënte ezanin të heshtte.

“Ju po kryeni një akt racist,” u tha ai mbështetësve të ligjit.

Projektligji i propozuar, i cili do duhet të shqyrtohet dhe tre herë të tjera përpara se të kthehet në ligj, u referohet “shtëpive të adhurimit”; një term i përgjithshëm, ndërsa është quajtur ndryshe dhe si “ligji i muezinit”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit