Përngjasimi i Allahut – Kur krahasimi bëhet gabim: Një mësim mbi cilësitë e Allahut

Më të lexuarat

Nëse kemi dështuar të kuptojmë natyrën e një sërë krijesash, atëherë për të kuptuar natyrën e Krijuesit jemi edhe më të pafuqishëm

Ndër pyetjet më të qëlluara rreth kësaj, është ajo që transmetohet nga Abdurrahman ibn Mehdi – Allahu e mëshiroftë – se kishte dëgjuar për një djalosh që fliste për Zotin dhe Cilësitë e Tij dhe bënte krahasime. Atëherë e takoi dhe i tha:
“Më kanë thënë se ti flet për Zotin e Madhëruar, e përshkruan dhe e krahason.”
Djaloshi tha: Po, dhe nisi të fliste për cilësitë.
Abdurrahmani i tha: Më ngadalë, o bir, më parë të flasim për krijesat. Nëse nuk arrijmë t’i kuptojmë ato, atëherë për Krijuesin jemi edhe më të paaftë.
Tregomë për hadithin që e ka përcjellë Shu’be nga Shejbani, i cili ka dëgjuar nga Zerri se ka thënë: Abdullah ibn Mes’udi, në komentin e ajetit
﴿لقد رأى من آيات ربه الكبرى﴾
(Ai pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të tij), tha: “E pa Xhibrilin, i cili kishte gjashtëqind krahë.”
Ai u përgjigj: Po, e njoh këtë hadith.
Abdurrahmani i tha: Më përshkruaj një krijesë nga krijesat e Allahut – përveç Xhibrailit- që ka gjashtëqind krahë?
Djaloshi mbeti i shtangur e pa fjalë.
Abdurrahmani i tha: O bir, do ta lehtësoj çështjen dhe do t’i heq 597 krahë, përshkruam një krijesë me vetëm tre krahë, dhe më trego se ku është vendosur krahu i tretë ndryshe nga dy të tjerat, që të kuptoj.
Djaloshi tha: O Ebu Said, ne kemi dështuar të përshkruajmë krijesat, e për Krijuesin jemi edhe më të pafuqishëm. Dëshmo se jam penduar nga kjo dhe kërkoj falje nga Allahu.”

[Sherh el-Usul, Lalikai (3/385)]

•••══ ༻✿༺══ •••

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit