15.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Përmbytje në Iran, 22 të vdekur

Më të lexuarat

Ka shkuar në 22 numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve në Azerbajxhanin Lindor të Iranit dhe katër rajone të tjera veriperëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe mbi 30 të tjerë rezultojnë të humbur.

Ndërsa theksohet se mbi 30 persona rezultojnë të humbur, autoritetet thonë se shumë njerëz kanë humbur jetën ose rezultojnë të humbur për shkak se kanë qëndruar në anë të ujërave të rrëmbyeshëm për të parë.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Krizave dhe Fatkeqësive në Iran, Ismail Naxhxhar, përmes një komunikate në një televizion lokal ka thënë se autoritetet kanë nisur një operacion për gjetjen e personave që rezultojnë të humbur. Ai ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg lumenjve dhe rrugëve të mbushura me ujë.

Ndërsa shumë rrugë, ura dhe infrastrukturë në 4 rajonet ku shirat kanë shkaktuar përmbytje janë të pakalueshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit