21.3 C
Pristina
Saturday, July 13, 2024

Përgjigjja jonë e përjetshme: Lebbejke, O Allah! – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Lebbejke! Të përgjigjem o Allah!
Edhe nëse nuk jemi në mesin e grumbullit atje,
Ne vazhdojmë të themi lebbejke…të përgjigjemi!
Të përgjigjemi me dashuri, me respekt, me falënderim, me shpresë, me frikë…
Lebbejke, të përgjigjemi Ty, që veç Teje hyjni tjetër nuk ka!
Lebbejke, të përgjigjem edhe nëse jam në mesin e grumbullit që atje të thotë lebbejke.
Lebbejke nga zemra ime, gjuha, ashti, nervat, dhjami dhe mishi im.
Lebbejke, të përgjigjem Ty, i cili nuk ke ortak askënd në këtë adhurim!
Lebbejke edhe nëse zemrat tona janë ashpërsuar.
Lebbejke edhe nëse gjunahet tona janë tepruar.
Lebbejke edhe nëse nuk jam në rreshtat e tyre duke u falur në Qabe.
Lebbejke edhe nëse nuk jam në mesin e haxhinjve duke bërë sa’jin.
Lebbejke edhe nëse nuk jam në mesin e kallaballëkut duke bërë telbijen atje.
Lebbejke o Allah duke kërkuar prej Teje falje dhe shëndet.
Lebbejke edhe nëse nuk jam në mesi e robërve Tu që të luten Ty atje.

Imam Evzaiu, thotë:
Kam takuar njerëz të cilët nevojat e tyre më të rëndësishme i rezervonin për në Ditën e Arafatit, që në këtë ditë ti luten Allahut për to.

Hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit