1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Përfundojnë bisedimet mes Agjencisë Bërthamore të OKB-së dhe zyrtarëve iranianë

Më të lexuarat

Kreu Agjencisë Bërthamore të OKB-së i dha fund bisedimeve me zyrtarë iranianë në Teheran, pa gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjen shumëvjeçare lidhur me lejimin e isnpektorëve bërthamorë në objektet bërthamore të Iranit, që mendohet se përdoren si mbulesë për një program bërthamor të vendit.

Shefi i Agjencisë, Yukio Amano, pati sot takime të veçanta me kryenegociatorin Saed Xhalil dhe me shefin e agjencisë bërthamore iraniane, Refejdon Abbasi-Davani, pak pasi arritën për një vizitë një-ditore. Kjo ishte vizita e parë e zotit Amano në Iran, që kur ai erdhi në këtë post në vitin 2009.

Pas bisedimeve, zoti Xhalili tha se kishte patur një diskutim të mirë zotin Amano, lidhur me mënyrat e bashkëpunimit për çështjen e çarmatimit bërthamor, moslejimin e përhapjes së armëve bërthamore dhe mbështetjen e të drejtave të vendeve anëtare të Agjencisë.

Ai i bëri komentet në një konferencë të përbashkët shtypi që u transmetua në televizionin iranian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit