10.7 C
Pristina
Monday, April 22, 2024

PËRFUNDOI KONFERENCA NDËRKOMBËTARE NË KAIRO

Më të lexuarat


Të dielën në mbrëmje, më 25.09.2022, u mbajt seanca e konfirmimit të konkluzave të Konferencës Ndërkombëtare që u mbajt në Kairo të Egjiptit, ku tema kryesore e kësaj Konference ishte: Islami dhe domosdoshmëria e prezantimit dhe aplikimit të tij në sfera të ndryshme.
Fjalimin e përfundimit të Konferencës e mbajti Ministri i Ministrisë së vakfit Prof Dr. Muhamed Muhtar Xhum’a, e me ketë edhe përfundoi Konferenca, e cila kishte rëndësi të madhe botërore ku morën pjesë mbi njëqind delegacione nga e gjithë Bota.
Bashkësinë Fetare Islame të RMV në këtë konferencë e përfaqësoi Kryetari i saj, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili që nga zgjedhja në postin e Reisul Ulemasë merr pjesë për herë të tretë në konferenca të ngjashme në Egjipt. Në këtë udhëtim, Kryetarin e BFI e shoqëroi H. Ismet ef. Ademi – Drejtor i Sektorit për Marrëdhënie me Botën e Arabe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit