18.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Përdorimi i vizatimeve për të shprehur emocionet në internet (pyetje)

Më të lexuarat

Përdorimi i internetit dita-ditës, kështu edhe avancimi i tij rritet. Tashti shumë njerëz përdorin disa “emocione”
për të shprehur gjendjen e tyre emocionale. P.sh. për të treguar se janë duke qeshur ,se janë duke buzëqeshur. Meqenëse këto shkronja shëmbëllejnë pjesët frymore të krijesave a është kjo ngjashëm sikurse vizatimi i frymorëve. Po ashtu jo vetëm shkronjat por edhe figurat. A lejohet përdorimi i tyre?
Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Wes-selamu alejkum!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Vizatimet me të cilat shprehen emocionet e njeriut në internet sikurse: fytyra e qeshur, e gëzuar, e mërzitur, e hidhëruar, etj., duket se nuk marrin dispozitën e vizatimit të frymorëve, e cila është e ndaluar në jurisprudencën islame. Kjo, për shkak të dy arsyeve:

– Ato janë të paqarta, madje më shumë i ngjajnë simboleve se sa fotografisë së qartë. Në një libër të njohur të Hanefive për fetva: “Fetava Hindije”[1], thuhet se nëse vizatimi është shumë i vogël, sa që nuk e vëren ai që e shikon vetëm se me një koncentrim, atëherë nuk urrehet.

– Këto vizatime nuk janë frymorë të plota por janë të përgjysmuara; nuk kanë gjoks, trup, madje edhe koka nuk është e plotë e reale. Ato vizatime janë forma sikur rrethi në të cilin gjendet diçka sikur fytyra e zhveshur nga flokët, hunda, veshët, etj.

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Vizatimi është koka, nëse i hiqet koka, atëherë nuk ka vizatim”.[2]

Shumica e dijetarëve islam përmbajnë mendimin se nëse vizatimi përgjysmohet nga pjesët me të cilat nuk mund të ketë shpirt, atëherë nuk merr dispozitën e vizatimit të ndaluar.[3]

Sidoqoftë, disa dijetarë bashkëkohorë janë më kategorik në këtë dhe nëse besimtari u largohet atyre, qoftë edhe si diçka e dyshimtë dhe e pasigurt, atëherë kjo është më mirë. Muhamedi, salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Largohu nga ajo që duket e dyshimtë dhe bëj vetëm atë që nuk duket e dyshimtë”[4]. Zoti e di më së miri!

Alaudin Abazi

[1] Vëll. I, f. 108.

[2] Shënon Ismailiu prej Ibën Abasit dhe Albani e cilëson të saktë në “Sahihul Xhami”.

[3] www.islam-qa.com

[4] Shënon Tirmidhiu dhe Nesaiu dhe hadithi është i mirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit