Për turp: një i lig izraelit në Kongresin Amerikan

Më të lexuarat

Protesta ndaj Ben-Gvir në Capitol me thirrjet si kriminel lufte

Protestuesit pro-palestinezë e pritën ministrin izraelit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir në Capitol-in e SHBA-së në Uashington me thirrjet ndaj tij si kriminel lufte, raporton Anadolu Agency.

Demonstruesit bërtitën gjithashtu “turp të keni!”, “Palestina e lirë, e lirë!” dhe “duhet të ishe në Hagë!”.

Ishin qindra muslimanë që u mblodhën në ndërtesën e Capitol-it për të shënuar 10-vjetorin e Ditës Kombëtare Amerikane të Avokimit për Myslimanët, të organizuar nga Këshilli i Organizatave Muslimane të Shteteve të Bashkuara.

Tema kryesore e tubimit të këtij viti ishte një thirrje për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe për t’i dhënë fund gjenocidit kundër popullit palestinez.

Mbërritja e Ben-Gvir në Uashington, ku ai do të takohet me kongresmenë amerikanë, ka shkaktuar një sërë protestash.

Protesta u mbajtën edhe në Nju Jork në fillim të kësaj jave.

Të mërkurën, Ben-Gvir tha se kishte mbështetjen e republikanëve amerikanë për bombardimin e depove të ushqimit dhe ndihmës humanitare në Gazën e shkatërruar nga lufta, duke shkaktuar dënime të mëtejshme midis grupeve pro-palestineze dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit