23.3 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Për krizën në Siri do të mbahet takimi Turqi-Rusi-Iran

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi mbrëmë se Turqia vazhdon përpjekjet intensive në drejtim të krijimit të një armëpushimi dhe fillimin e negociatave për zgjidhje politike të krizës në Siri. Ai bëri të ditur se në këtë kontekst, më 27 dhjetor në Moskë do të mbahet takimi trepalësh i zyrtarëve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë me televizionin turk TGRT Haber, Çavusoglu tha se Turqia përmes të gjitha kanaleve diplomatike është duke bërë përpjekje për të ndaluar gjakderdhjet në Halep.

“Turqia ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të ngritur botën në këmbë. Në Halep po ndodhë dramë e vërtetë, katastrofë. Ejani të gjithë që të ndalojmë këtë katastrofë, por fillimisht të evakuojmë këta njerëz”, tha shefi i diplomacisë turke.

Duke theksuar se zgjidhja politike është zgjidhja më e mirë për çdo krizë, ai tha se Turqia vazhdon përpjekjet për të nisur negociatat që duhet të rezultojnë me zgjidhje të qëndrueshme politike të krizës në Siri.
Çavusoglu tha se operacioni “Mburoja e Eufratit” ku janë përfshirë forcat turke në veri të Sirisë, do të vazhdojë deri në pastrimin e plotë të zonës kufitare nga elementet terroristë dhe kërcënimet.

Duke theksuar se Turqia po vazhdon luftën e gjerë kundër organizatës terroriste PKK në rajon, ai tha se Turqia është e gatshme që të kryej sulme edhe në bastionet e kësaj organizate në Tal Affari të Irakut nëse terroristët bëhen kërcënim për popullsinë lokale turkmene.

“Në çdo kohë jemi të gatshëm për të sulmuar pa hezitim. Ashtu siç jemi duke goditur fortesat terroriste në malin Kandil, kështu ne mund të godasim edhe fortesat në Tal Affari”, ka thënë Çavusoglu.

Në fund ai ka shtuar se Turqia është duke monitoruar të gjitha aktivitetet e terroristëve të PKK-së dhe se do të marrin të gjitha masat e nevojshme, duke përfshirë heqjen e shtetësisë për shtetasit turq që mbështesin terroristët nga jashtë./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit