12.3 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Erdoan: Si një baba më qan shpirti kur shoh gjendjen e fëmijëve në Halep

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi se në lidhje me evakuimin e civilëve në qytetin Halep të Sirisë bisedoi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, Kryetarin e Shtetit të Rusisë Vladimir Putin dhe Kancelaren Gjermane Angela Merkel.

Presidenti Erdoan në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Sllovenisë Borut Pahor, zhvilluar pas takimeve kokë më kokë dhe atyre ndërmjet delegacioneve, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ai bëri të ditur se nëse kërkohet një zgjidhje në Siri, para së gjithash është e domosdoshme që të merret nën kontroll gjendja në Halep.

Erdoan tha se për armëpushimin dhe procesin e evakuimit së pari bisedoi shumë herë me Putin-in dhe tha se bashkë me këto biseda edhe ministrat e jashtëm të dy vendeve po ndjekin së bashku këtë proces.

Presidenti turk në lidhje me evakuimin e civilëve dhe të plagosurve në Hale u shpreh se e dinë se çfarë janë përjetuar prej javësh dhe prej muajsh ata që kanë shkuar në Idlib dhe Turqia kërkon që një pjesë të tyre ti strehojë në qytetet konetejnerë në Turqi dhe nëse do të ketë mundësi do të sigurojnë që të jetojnë të qetë duke i vendosur ata nëpër shtëpi po përsëri në Turqi.

Ai u shpreh se këtë e sheh si një çështje të të drejtave të njeriut.

“Në një kohë që disa vende perëndimore thonë “Nuk pranoj të marr as edhe një person” ne jemi të vendosur të marrim jo një person por 1 mijë. Pasi unë kur shoh të nxirën nga shtëpitë e shkatërruara fëmijët nën beton, si një baba, mua më qan shpirti”.

Për të plagosurit dhe civilët, në Idlib dhe Turqi, Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Agjencia e Kryeministrisë turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) kanë marrë të ndryshme, tha Presidenti Erdoan dhe shtoi: “ Ndërkaq bisedova edhe me Kancelaren Gjermane Angela Merkel në lidhje me ato që mund të bëjmë. Merkel tha: “për ndihmat humanitare jemi të gatshëm për çdo lloj mbështetjeje. Shpresoj që të vijë edhe kjo ndihmë”.

Ai bëri të ditur gjithashtu se ka biseduar edhe me Presidentin Obama dhe kanë trajtuar zhvillimet në Siri dhe Irak.

Erdoan tha se i shpjegoi homologut Obama se sa e rëndësishme është edhe përgjegjësia përkatëse në rast të një gjendjeje të padëshiruar në Irak dhe veçanërisht në Telafer dhe Sinxhar.

Mësohet se edhe Obama u shpreh se vlerësojnë përpjekjen e Turqisë për evakuimin e civilëve në Halep dhe theksoi rëndësinë e punimeve brenda një bashkëpunimi të vazhdueshëm të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit