16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Për dhëmb të shëndosh, mos e lejoni që fëmija të flej me biberon

Më të lexuarat

Shkaku i prishjes në këtë periudhë të hershme është biberoni. Por parandalimi i tyre është i mundur.

Dhëmbët tek të cilët shfaqen njolla ngjyrë kafe, janë shenjë e prishjes së dhëmbëve dhe si rrjedhojë dhëmbët thyhen nga prishja. Shkaku i prishjes në këtë periudhë të hershme është biberoni.

Por, parandalimi i tyre është i mundur, transmeton Telegrafi.

Ne nuk duhet t’i lëmë fëmijët të flenë me biberon në darkë. Dhe në shishe nuk duhen hedhur lëndë si sheqer, ëmbëltues, mjaltë, pekmez.

Fëmijës duhet t’i jepet ujë pasi të ushqehet.

Pas ushqyerjes dhëmbët e fëmijëve janë të lagur dhe mund të fshihen lehtë me ndonjë beze të pastër.

Nëse këta njolla shfaqen edhe në rastet kur nuk përdoret biberoni me shishe apo biberon i thjeshtë, atëherë mund të mendohet për një hipopilazi.

Hipopilazi do të thotë njolla të krijuara nga përdorimi i ilaçeve nga ana e nënës në periudhën e shtatzënisë apo të lidhura me ndonjë sëmundje me temperature të kaluar nga fëmija.”

Prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj higjienës së dhëmbëve të fëmijëve dhe të mos tregohen indiferentë.

Dhëmbët e prishur duhet të mjekohen menjëherë tek dentisti dhe të mos lihen pas dore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit