17.2 C
Pristina
Thursday, June 13, 2024

Pas vrasjes së 300 besimtarëve në xhami presidenti premton ‘hakmarrje të madhe’

Më të lexuarat

Presidenti i Egjiptit Abdul Fattah al-Sisi është zotuar të përgjigjet me “forcën më të madhe” pasi 300 besimtarë u vranë në një xhami të rajonin e Sinait gjatë lutjeve të së premtes.
Xhamia Al-Rawda u bombardua dhe më pas besimtarët që përpiqeshin të arratisshin u vranë nga sulmues të armatosur jashtë xhamisë.
Ushtria egjiptiane ka thënë se ka kryer sulme ajrore mbi objektivat “terroriste” në përgjigje të masakrës.
Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë, ndërkohë që sulm po konsiderohet si më vdekjeprurësi në historinë e vendit.
Sulmuesit thuhet se vendosnin automjete për të bllokuar qasjen në ndërtesë dhe qëlluan drejt ambulancave që po përpiqeshin të ndihmonin viktimat.
Tridhjetë fëmijë janë në mesin e të vdekurve dhe së paku 100 persona janë plagosur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit