12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Pas pesë dekadash shpërtheu vullkani në Spanjë

Më të lexuarat

Vullkani Cumbre Vieja, i vendosur në Ishujt Kanarie në Oqeanin Atlantik, shpërtheu për herë të fundit në vitin 1971

Në ishullin spanjoll La Palma dje shpërtheu një vullkan dhe për herë të parë në gjysmë shekulli hodhi lavë, tym dhe hi, për të cilin mijëra banorë u evakuuan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vullkani Cumbre Vieja, i vendosur në Ishujt Kanarie në Oqeanin Atlantik, shpërtheu për herë të fundit në vitin 1971.

Policia spanjolle tha se 5.000 deri 10.000 banorë janë evakuuar nga zona e prekur për shkak të shpërthimit të vullkanit.

Deri më tani, tymi dhe lava kanë përfshirë katër autostrada kryesore.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se anulon udhëtimin e tij të ardhshëm në New York, ku duhet të merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, dhe se do të udhëtonte për në La Palma.

Shpërthimi u parashikua nga shkencëtarët spanjollë të cilët filluan të vërejnë rritje të aktivitetit sizmik në zonë. Rreth 25.000 tërmete të vegjël janë regjistruar në tetë ditët e fundit.

Disa shkencëtarë spanjollë deklaruan për mediat lokale se shpërthimi mund të zgjasë me javë të tëra, ndërsa lava duhet të shkrihet në oqean.

Shpërthimi i vullkanit nuk ndikoi në trafikun ajror në ishull.

Presidenti i Ishujve Kanarie, Angel Victor Torres, tha se nuk ka raportime për viktima njerëzore deri më tani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit