12.5 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Pas masakrës në spitalin Baptist Ahli, Kisha Ortodokse dhe komuniteti i krishterë palestinez në Gaza sonte ishin objektiv i sulmeve ajrore vrastare të Izraelit!

Më të lexuarat

Më shumë se 400 njerëz nga fe të ndryshme, duke përfshirë të krishterë dhe myslimanë, kishin shkuar në këtë kishë për të gjetur strehim.
Fatkeqësisht, kisha u bombardua nga okupatori, duke vrarë te paktën 40 njerëz që ishin brenda, duke përfshirë edhe shumë të plagosur dhe të zhdukur.
Nga ana tjetër, adhurimi i muslimanëve dhe të krishterëve në Jerusalem u ndalua nga regjimi sionist.
Policia izraelite sonte rrahu të krishterët dhe priftërinjtë që donin të shkonin në “Kishën Ortodokse të Varrit të Shenjtë” për të adhuruar!
Tashmë është e qartë si loti, fushata brutale e Izraelit në Gaza nuk ka të bëjë me Hamasin. Bëhet fjalë për zhdukjen e popullit palestinez! Pra per gjenocid.
Duhet të kujtohet përsëri dhe përsëri për ata që e injorojnë me këmbëngulje.
Izraeli ka pasur gjithnjë vetëm një qëllim: dëbimin e arabëve (pavarësisht fesë së tyre) nga tokat palestineze, pra spastrimin etnik.
Nëse ata i rezistojnë kësaj, të gjithë do të vriten, d.m.th. gjenocid.
Dhe ajo që Perëndimi po u thotë arabëve palestinezë duke i dhënë mbështetje të pakushtëzuar Izraelit është kjo: Ose e pranoni politikën e spastrimit etnik dhe regjimit të aparteidit që vazhdon ngadalë nga Izraeli, ose Izraeli do të “mbrohet” duke ju masakruar, përfshirë fëmijët dhe gratë.

Abdylvehab Ejupi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit