18.3 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Paralele Zelensky-Alija Izetbegoviç në Sputnik-un serb

Më të lexuarat

Propaganda ruse po përpiqet në çdo mënyrë të justifikojë agresionin kundër Ukrainës. Për këto qëllime, përfshihet edhe politika e Serbisë së Madhe, të cilën rusët e përdorin për të përhapur paralele të rreme. Sputnik Srbija është në ballë në përhapjen e gënjeshtrave të përmendura, shkruajnë mediat boshnjake.

Sputnik Srbija është shënuar zyrtarisht si një medium “bashkëpunues me Qeverinë e Rusisë”. Në shkrime thuhen gënjeshtra monstruoze, sipas shembullit të atyre nga koha e Sllobodan Millosheviçit, kur ai arsyetoi agresionin ndaj shtetit të pavarur dhe të njohur ndërkombëtarisht të Republikës së Bosnjë-Hercegovinës.

Në tekstin “Qyteti peng: A po drejtojnë ukrainasit në Kiev si në Sarajevën e Re?”, ata e shohin presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky si ish-presidentin boshnjak lija Izetbegoviç.

Edhe pse e gjithë bota e ka cilësuar qartë “operacionin ushtarak” të presidentit rus Vladimir Putin si agresion ndaj Ukrainës, kjo media e sheh atë si një “sakrificë të popullit ukrainas”.

“U bë e qartë se Kievi ishte politikisht i gatshëm të sakrifikonte brutalisht popullsinë e tij si një dëm kolateral i dëshirueshëm në përleshjet e mundshme në rrugë me ushtrinë ruse, kur Zelensky mbylli qytetet dhe vendosi njësi ushtarake të ushtrisë ukrainase në zonat e banuara. Një analizë krahasuese e ngjarjeve të luftës në Kiev dhe atyre në Sarajevë në vitet 1990 tregon se ky është i njëjti model. Ashtu si dikur Zelensky, Alija Izetbegoviç mbylli qytetet, shpërndau armë dhe u kërkoi qytetarëve të hidhnin kokteje molotov në tanket serbe. Një civil me kallashnikov është një objektiv legjitim, por në rastin e Serbisë, Tribunali nuk e mori parasysh atë fakt të rregulluar nga e drejta ndërkombëtare. Gjithçka që u tha aty ra në vesh të shurdhër”, thuhet në tekstin në të cilin bashkëbisedues është Branko Lukiç, avokati i të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiç.

Sërish po përhapen gënjeshtra se “muslimanët vranë veten, i vunë mina vetes në Markale”. Të njëjtën gjë po bëjnë edhe tani për ukrainasit, reagojnë kështu mediat boshnjake. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit