10 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Paralajmërimi: më shumë se 150 mijë njerëz në Halep janë të kërcënuar me shfarosje

Më të lexuarat

“Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhet të ndërmjetësojnë për një evakuim të civilëve nga Halepi lindor:, tha Këshilltari i Kombeve të Bashkuara për çështjet humanitare në Siri Jan Egeland të enjten, pasi një politikan lokal paralajmëroi se 150,000 njerëz atje po përballen me “asgjësim”.

“Pesë muaj negociata lidhur me planet e ndihmave kanë prodhuar ‘asgjë’”, tha Egeland, duke shtuar se ishte në dorë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë të provojnë të koordinojnë një marrëveshje.

“Shtetet anëtare që do të duhej të na ndihmojnë të kemi qasje tek civilët që ndodhen në mes të zjarrit, janë të ndarë në mënyrën se si ata e shohin atë që po ndodh në Siri,” u tha ai gazetarëve pas një takimi javor humanitar në Siri, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry pas bisedimeve në Hamburg me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se ai kishte shpresë në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje.

“Grupet opozitare në Halepin lindor thjesht janë duke kërkuar një pauzë nga luftimet në mënyrë që të lejojnë largimin e njerëzve”, tha Egeland.

Rusia dëshiron qytetarët e Halepit lindor të largohen përmes katër korridoreve humanitare, edhe pse ajo nuk do që të lejojë futjen e ushqimit, për të furnizuar popullatën uritur.

“Rusia ka thënë se patjetër do të diskutojnë me ne se si të organizojnë evakuimet, por ata nuk janë duke premtuar më ndonjë pauzë (në luftime),” tha Egeland.

“Më shumë se 800 njerëz janë vrarë dhe 3,000-3,500 janë plagosur në 26 ditët e fundit, ndërsa 150,000 njerëz janë të kërcënuar me shfarosje. Ne jemi duke bërë thirrje për ndalimin e bombardimeve dhe garanci të kalimit të sigurtë”, tha presidenti i këshillit lokal të Halepit Brita Haji Hassan.

Rreth 150 civilë të sëmurë dhe me aftësi të kufizuara janë evakuuar gjatë natës nga një spital në qytetin e vjetër të Halepit, evakuimi i parë i madh mjekësor, tha Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

OKB-ja e përshkroi gjendjen shëndetësore në Halepin lindor si “katastrofale”.

Rreth 1,500 njerëz kanë nevojë për evakuimin mjekësor, duke përfshirë 500 “të plagosur rëndë”, tha Tawfik Chamaa nga Unioni i organizatave mjekësore për ndihmë të Sirisë.

OKB-ja vlerëson se rreth 33.000 njerëz janë zhvendosur në 10 ditët e fundit, duke përfshirë rreth 20,000 që kanë shkuar në zonat e kontrolluara nga forcat e qeverisë. Por, qeveria e Sirisë thotë se 30,000 janë regjistruar në zonat e kontrolluara nga qeveria.

Rusia dëshiron që kryengritësit dhe familjet e tyre të evakuohen në qytetin e mbajtur nga këta të fundit në Idlib; por ata duan që të shpërngulurit të shkojnë në provincën e Halepit verior.

Egeland tha se këshilli lokal në Idlib i kishte informuar Kombet e Bashkuara se qyteti nuk mund të pranojë më shumë njerëz, sepse ai tashmë është e stërmbushur me persona të zhvendosur. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit