16.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

”Parada gay” përçan Serbinë

Më të lexuarat

Parada e komunitetit LBGT sërish kthen Serbinë në një dileme te thelle per lejimin apo ndalimin e saj.

Për shkak të sigurisë dhe të shkatërrimeve të kryeqytetit disa herë me radhë në të shkuarën, policia serbe pati ndaluar organizimin e paradës gay.

Megjithatë, edhe pse me një president dhe kryeministër të ri, ndonëse ministri i policisë është edhe kryeministër, qeveria serbe është ende duke e diskutuar këtë temë.

Në paradën e 6 tetorit kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre tre eurodeputë, të cilët kanë thënë se lejimi I paradës do ta lehtësonte rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Europian.

Ndërsa kryeministri Ivica Dacic, thotë se ky nuk është një parakusht, ndonëse është duke e shqyrtuar mundësinë.

Në mbështetje të paradës ka dalë publikisht ministrja e Shëndetësisë, Slavica Djukic Dejanovic, nga partia e kryeministrit, e cila edhe më parë si kryeparlamentare e ka mbështetur një lëvizje të tillë.

Në shenjë proteste dhe mbështetje, në internet është paraqitur një video që dokumenton aksionin e një martese gay në qendër të kryeqytetit, filmuar në qendër të kryeqytetit, Beograd.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit