20 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Paneli i Mynihut: Evropa, jo neglizhente ndaj Ballkanin Perëndimor

Më të lexuarat

Ministrat dhe diplomatët që merrnin pjesë në një panel mbi Ballkanin Perëndimor ranë dakord se Evropa duhet të veprojë më me vendosmëri në këtë zonë përpara se aktorët e tretë si Kina dhe Rusia ta bëjnë këtë.

Të enjten, një ditë para fillimit zyrtar të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, paneli “Ballkani Perëndimor në një udhëkryq: Një kthim në integrim apo rivaliteti i fuqive të mëdha?”, u mbajt në kryeqytetin bavarez si pjesë e tubimit.

Debati u zhvillua sipas të ashtuquajturave rregullat e Chatham House, që do të thotë se ajo që u tha mund të transmetohet, por jo kush e tha.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se Ballkani sot ndodhet në një udhëkryq dhe se paqëndrueshmëria e kësaj zone ka pasoja në të gjithë sigurinë evropiane.

U theksua se nuk u takon vendeve perëndimore të përcaktojnë të ardhmen e vendeve të Ballkanit, “por të mbështesin aspiratat e tyre”.

“Roli i Evropës është të mos përsërisë “tmerret” e viteve 1990”, u tha në tubim.

“Qytetarët janë të frustruar. Ata janë të frustruar sepse Evropa nuk po i arrin ata dhe ata duhet të largohen nga vendet e tyre,” tha një panelist. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit