7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Palestinezët, rruga e vështirë për në Al Aksa

Më të lexuarat

Pengesa që Izraeli u bën muslimanëve për në xhaminë e shenjtë

Forcat izraelite penguan kalimin e palestinezëve nga Bregu Perëndimor në Al-Quds (Jerusalem), të cilët synonin të falnin namazin e parë të xhumasë të Ramazanit të këtij viti, lutjen e rregullt të përbashkët të muslimanëve, në xhaminë Al-Aksa.

Dëshmitarët okularë deklaruan se forcat izraelite dërguan përforcime në pikat e kontrollit dhe nuk lejuan kalimin e disa palestinezëve.

Palestinez Abdulaziz al-Asad, 60 vjeç, tha se ai ishte përpjekur vazhdimisht të kalonte përmes pikës së kontrollit Kalandiya në Al-Quds.

Siç ka thënë ai, pasi kanë kontrolluar identitetin e tij, ushtarët nuk e kanë lejuar të kalojë postbllokun për “masa sigurie”.

“Ajo që po ndodh këtu është kufizimi i lëvizjes dhe ndalimi i adhurimit. Ky është fakti që ne jemi nën okupim,” tha Assad.

Në një vendim të marrë më 20 mars, Izraeli vendosi një kufi moshe për palestinezët për të marrë pjesë në lutjet e së Premtes në Al-Aksa gjatë Ramazanit.

Aty thuhej se gratë palestineze që jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar, fëmijët nën moshën 12 vjeç dhe burrat palestinezë mbi moshën 56 vjeç mund të vijnë në Kuds Lindore për lutjet e së Premtes në Al-Aksa pa leje.

Burrat palestinezë midis moshës 45 dhe 55 vjeç duhej të merrnin leje të posaçme për të hyrë në xhaminë Mesxhid al-Aksa.

Është njoftuar se gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 55 vjeç, përfshirë palestinezët që jetojnë në Rripin e Gazës, mund të vizitojnë Al-Quds nga e diela deri të enjten.

Palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë nevojë për leje të posaçme për të vizituar vendet e shenjta si Xhamia Al-Aksa në Al-Quds Lindore të pushtuar. Për të dalë nga Bregu Perëndimor i pushtuar, palestinezët duhet të përdorin një nga 23 pikat e kontrollit përgjatë murit “mbrojtës”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit