12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Palestina paralajmëron Izraelin

Më të lexuarat

Palestina ka kërcënuar se do të padisë Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nëse ndërton koloni të tjera në lindje të Jerusalemit.

Duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ministri i Jashtëm palestinez Riad Malki tha se vendimi varet nga qeveria e re izraelite.

Palestinës iu mundësua anëtarësimi në GJND pasi OKB votoi nëntorin e vitit të kaluar për shndërrimin e statusit të saj në shtet vëzhgues.

Nga ana e tij, Izraeli ka njoftuar plane për të ndërtuar 1.500 shtëpi të tjera në lindje të Jerusalemit. Projekti i kontestuar u konsiderua si një përgjigje e Izraelit ndaj vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Fjalimi i Malikit ditën e mërkurë ishte i pari që një zyrtar palestinez mban në Këshillin e Sigurimit që nga marrja e statusit të vendit vëzhgues joanëtar.

Ministri palestinez foli për planet e Izraelit për të ndërtuar shtëpi në një zonë të njohur si E1, që shtrihet thellë në Bregun Perëndimor, raporton BBC.

“Dërgimi i banorëve izraelitë në këtë zonë do të thotë të kalosh vijën e kuqe dhe të detyrosh palestinezët të ankohen në GJND”, deklaroi kryediplomati palestinez, transmeton TCH.

Edhe më parë autoritetet palestineze kanë konsideruar dërgimin e kontestit me Izraelin në GJND si një mundësi, por kjo duket më tepër si një kërcënim direkt, raporton korrespondenti i BBC. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit