21.4 C
Pristina
Monday, May 27, 2024

Pa bukë, pa shtëpi… jetimi 10 vjeç ha bukë 1 herë në 24 orë (VIDEO)

Më të lexuarat

Ai quhet Fetah dhe është vetëm 10 vjeç, por fati është trguar shumë mizor me të dhe familjen e tij…

Babi i tij ka ndërruar jetë pak para se të lindte, duke e lënë atë burrin e vetëm të shtëpisë dhe një nënë të sëmurë.

Ai tregon para kamerës për vështirësitë në jetë, por nuk ka mundur t’i ndalë lotët, pasi varfëria e skajshme e ka lënë pa bukë dhe pa shkollë.

Edhe pse brengat e kishin ngarkuar këtë fëmijë, ai ende ka shpresa dhe ëndrra të cilat mendon se një dit do t’i realizojë me ndihmën e njerëzve bamirës.

“Jam në klasën e katërt. Sot nuk kam shkuar në shkollë sepse nuk kisha bukë me ngrënë dhe me vinte turp. Me vinte turp që të shkoj pa bukë në shkollë. Dua ta kem një dhomë timen, një shtëpi të vogël apo çka do që të jetë, të ha bukë. Shume keq, më vjen turp, të gjithë më përqeshin në klasë së përse unë nuk kam para. Askush nuk më afrohet, të gjithë më rijnë larg!”, rrëfen djaloshi.

Familja Muharemi kishte më shumë se 24 orë që kur e kishin shtruar tryezën e fundit.

“Prej dje në mëngjes, ende bukë në gojë nuk kemi shti”, tha Sheherzade Muharemi.

Pronari i banesës ku po qëndrojnë me qira i kishte lajmëruar që dita e diel do të jetë e fundit për ta në këtë banesë, dhe nuk dihet se ku do të përfundoj familja ditën e hënë, por kjo nuk është brenga kryesore e familjes Muharemi.

Zonja së pari kërkon ushqim sa për ta shtruar një tryezë fëmijëve që nuk kishin ngrënë më shumë se 24 orë!

“Prej njerëzve kërkojë një copë bukë, që të mund të mbijetojmë që të mos më vdesin nga uria fëmijët. Një dhomë e dua që të ma jep dikush, që të mos frikësohen fëmijët se kur do na nxjerr ndokush prej banese”, rrëfen ajo.

#Tani për tani jam me të vërtet shumë keq! Nuk jam as në qiell as në tokë. Nuk mund të shkoj më nëpër shtëpi të huaja sepse sa herë shkoj ndokund për të punuar, më thirrin fëmijët ‘Nënë kanë ardhur të na nxjerrin prej banese’, ka pas raste kur kanë përfunduar edhe në rrugë”, tregon ajo.

Edhe pse është vetëm 10 vjeçar, ëndrrat e Fetahit nuk janë shumë të mëdha. Ai kërkon vetëm një shtëpi mbi kokë dhe ushqimin, së paku deri sa arrijë moshën kur t’i dalë për zot vetës dhe familjes së tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit