Organizata “Oxfam”:
• Uria në Gaza nuk është një rastësi, por është e qëllimshme dhe plotësisht e planifikuar. Ajo ka shkaktuar numrin më të madh të njerëzve të kërcënuar nga uria në botë. Kjo është një uri që mund të parandalohej dhe po ndodh para syve tanë.
• Për më shumë se dy muaj, “Izraeli” ka vendosur një rrethim të plotë ndaj Gazës, duke ndaluar ushqimin, ujin, barnat dhe ndihmat.
• Mijëra kamionë të mbushur me furnizime jetësore janë lënë të kalben në kufi.
Organizata “Oxfam”:
• Punonjësit e Oxfam dhe partnerët e saj po dëshmojnë skena të pabesueshme: familje që po zhduken nga uria, fëmijë të kequshqyer aq shumë sa nuk kanë më forcë as të qajnë, dhe komunitete të tëra që jetojnë pa ushqim apo ujë të pastër.
• Në një nga kampet e zhvendosjes, vetëm pesë familje nga 500 kanë mbetur me miell për të bërë bukë.
• Ne kemi shpërndarë pakot tona të fundit ushqimore para disa javësh.
“Oxfam”:
• Plani i “Izraelit” për militarizimin e shpërndarjes së ndihmave humanitare është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare humanitare.
• Ky plan rrezikon ta çojë këtë katastrofë drejt një kolapsi të plotë.
• Shndërrimi i ndihmave humanitare në një mjet kontrolli vë në rrezik civilët dhe minon neutralitetin e punës humanitare.
• Heshtja përballë kësaj urie është bashkëfajësi.
• U bëjmë thirrje qeverive të kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, përfundimin e rrethimit, garantimin e qasjes së plotë humanitare dhe mbajtjen përgjegjëse të “Izraelit” për përdorimin e urisë si armë lufte.
Raport ndërkombëtar i publikuar nga një organizatë që merret me “sigurinë ushqimore” dhe që punon në partneritet me institucione të Kombeve të Bashkuara:
Gaza po përballet me një rrezik në rritje të një urie të plotë; uria në këtë territor nuk është thjesht një mundësi, por është shumë e mundshme nëse vazhdojnë pengesat për hyrjen e ndihmave.
Raport ndërkombëtar mbi urinë në Gaza:
• Tërë popullsia e Rripit të Gazës po përballet me pasiguri të theksuar ushqimore.
• 470,000 persona jetojnë në një katastrofë ushqimore – Faza 5 (nivelet më ekstreme të urisë).
• 1.15 milion persona janë në një gjendje emergjente ushqimore – Faza 4.
• 500,000 persona ndodhen në një fazë krize ushqimore – Faza 3.
• Krahasuar me raportin e mëparshëm të tetorit 2024, numri i atyre që përballen me rrezikun e urisë në Fazën 5 është dyfishuar, nga 244,000 në 470,000.

