Osmani falënderon Erdoğanin për punën e tij për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

Më të lexuarat

“E falënderova për mbështetjen e tij të palëkundur për popullin tonë dhe për avokimin e vazhdueshëm, si dhe për punën krah për krah me ne për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, theksoi Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, për punën “krah për krah me ne” për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, transmeton Anadolu.

Osmani ka takuar presidentin Erdoğan në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt dje në Tiranë.

Në postimin e saj në rrjetin social X, së bashku me një fotografi nga takimi me presidentin Erdoğan, presidentja Osmani shkroi “gjithmonë kënaqësi të takoj presidentin Erdoğan, një mik i palëkundur i Kosovës”.

“E falënderova për mbështetjen e tij të palëkundur për popullin tonë dhe për avokimin e vazhdueshëm, si dhe për punën krah për krah me ne për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, theksoi Osmani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit