11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Orban: Mbështes Erdoanin që siguron stabilitet në Turqi

Më të lexuarat

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban bëri të ditur se duhen mbështetur ata që sigurojnë stabilitetin e Turqisë dhe shtoi: “Nëse nuk ka stabilitet në Turqi atëherë së shpejti të gjithë do të jemi në telashe”.

Orban pas fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit të Evropës dha një konferencë për shtyp.

Pas pyetjes së gazetarit në lidhje me referendumin për ndryshimet kushtetuese të zhvilluar në Turqi në 16 prill, Orban bëri të ditur se e përgëzoi Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe nënvizoi se stabiliteti i Turqisë është i rëndësishëm nga aspekti i Evropës.

“Nëse në Turqi nuk ka stabilitet atëherë tërë rajoni kthehet në një vatër zjarri dhe presioni mbi Evropën do të jetë i padurueshëm. Për këtë arsye mbështes krijimin e jetës politike turke me stabilitet të Erdoanit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit