14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

OPINIONE: Si vlerësohet puna e medieve dhe ndikimi i tyre në Kosovë

Më të lexuarat

Vlerësoi se roli i medies është shume dimensional, unë do të vë na pah vetëm dy çështje, bashkëveprimin sipërfaqësor të medieve me publikun dhe bashkëveprimin e publikut me imediat. Shumica e medieve sot kane agjendat e veta në shërbim e klaneve dhe grupacionëve të interesit etnik, politik, kulturor dhe ideologjike që në shumicën e rasteve nuk i shërbejnë të mirës së përgjithshme, popullit të Kosovës, ndikimi i të cilave shkakton huti, destabilizim dhe formon klimën e pasigurisë qe pastaj të përdorët si bumerang ndaj publikut, kjo i ngjason magjisë së kohëve të lashta ndërsa sot është magjia e kohëve moderne si një mpirje e trurit. Këtë agjende po e përmbushin shumica e medieve të shkruar dhe vizive qofshin ato gazeta, portale deri tek radiot dhe televizionet publike ose tjera, pas tyre qëndrojnë agjentura të huaja që tashme dihen botërisht. Kjo nuk është diçka e re, tek e fundit ata e bëjnë ‘’punën” e tyre por roli i publikut duhet të jete me i larte karshi këtyre medieve fantome, qe nuk lëne pa fyer dhe denigruar personalitetin e askujt nëse nuk është i soit të tyre, prandaj unë shoh shume lëshime nga njerëzit qe këto media ua marinë të drejtën dhe prekin nderin dhe personalitetin e tyre. Rasti me i mire për ta kuptua këtë qe po them janë Hoxhallarët ndaj te cilëve lanësohën shpifje dhe fyerje tendencioze qe përveç përmbushjes se agjendave kanë qellim edhe të mbledhin LIKE dhe klikime, në anenë tjetër i gjejmë Hoxhallarët qe shumica për tyre nuk i kane padit qofte edhe një here te vetme ndonjë portal, televizion ose gazet për shpifje dhe cenim të integritetit personal. Ti bëjmë thirrje këtyre medieve për korrektësi është sikur të kërkojmë nga iriqi ti largoj gjembat e tije, por ju beje thirrje të gjitha atyre qe në një mënyrë ose tjetër ua është cënu integritetit personal të reagojnë duke ngrit padi neper gjykata edhe nëse ato bien në vesh te shurdhet, sepse mendoj se kjo është një nga shume mënyrat e ndaljes se hovit të kësaj fushate agresive mediale qe shkon në dem të stabilitetit dhe mirëqenies së popullit te Kosovës.

Admir Balaj-Ekonomist

Mediat ,mbi të gjitha kanë mision të madh dhe të rëndësishëm , qe mbartin në vete përgjegjësi të madhe. Një gazetar me punën e tij,me mënyrën e raportimit mund të jetë i nderuar tek njerëzit dhe tek All-llahu,por edhe të jetë shumë i urryer,i mallkuar ,mëkatar i madh nëse nuk i shërben të vërtetës. Mediat në Kosovë, përgjithësisht, kanë qasje negative ndaj të drejtës fetare.
Janë të ndikuara në masë të theksuar nga politika,u mungon qasja analitike e gjërave. Mediat në Kosovën tonë të dashur për çdo ditë e më shumë e shtojnë fushatën e tyre kundër Islamit. Mediat në Kosovë punojnë me standarde të dy fishta :Myslimani dhe myslimanët menjëherë nga nga mediat quhen ekstremiste, terroristë, etj. Ndërsa nëse një vrasës i tmerrshëm, por jo mysliman, i vret madje njerëz të pafajshëm, sikur psh.Norvegji SHBA etj. kurrënjëherë nuk quhet terrorist, madje mundohen ta quajnë të sëmurë psikik,apo rasti në Kosovë banori Serbë dhe jo mysliman qe e kishte automobilin me eksploziv mediat tona nuk e quajtën terroristë ,paramendo vëlla i nderuar të ishte mysliman si do të ishte prezantimi i rastit nga mediat Kosovare. Mediat tona në Kosovë ma shumë e luajnë rolin e prokurorit ,gjykatësit, se sa te informimit të drejtë të qytetare Allahu te shpërbleftë.

Florim Lipa- Profesor i Gjeografisë

Sikur në çdo vend në botë, po ashtu edhe në Kosovë, mediat kanë rol dhe ndikim të madh për shoqërinë, pasi që ato qofshin elektronike po ashtu edhe të shkruara i informojnë qytetarë me dukuritë e ndryshme me të cilat ballafaqohet vendi çdo ditë. Lajmet që jepen në media, mund të ndikojnë te qytetari pozitivisht, por ato mund të ndikojnë edhe negativisht, fatkeqësisht kjo e dyta si duket viteve të fundit po merr zhvillim gjithnjë më të madh. Me zhvillimin e shkencës, teknologjisë është zhvilluar edhe media krahas këtyre. Një gjë që është vërejtur, sidomos pas përfundimit të luftës e këndej, është një luftë e ashpër e Islamit. Ndoshta, kjo për shkak se si fe e dashur te Allahu, gjithnjë po rritet, sidomos në Kosovë ku rinia në masë të madhe nga dita në ditë vërshojnë drejt xhamive. Kjo është një falënderim i madh ndaj Allahut, sepse të rinjtë tanë kanë kuptuar se pse duhet jetuar dhe për kënd duhet jetuar?! Theks të veçantë këtu i vë sidomos keqinterpretimit të lajmeve për myslimanët dhe Islamit. Nëse e shikojmë me vëmendje gjendjen shohim se, Islami në Kosovë sulmohet në të gjitha fushat, madje për çdo veprim a gabim të vogël nga ndjekësit fetar, mezi presin ti bëjnë “top lajme” e të flasin e shkruajnë zi e më zi për të. Mediat tona janë të detyruara ti ruhen diskriminimit fetar. Fatkeqësia e medieve është se lajmet nuk i ndërtojnë mbi argumente, thjesht i ndërtojnë mbi paragjykime. Islami dhe myslimanët janë sulmuar gjithmonë, nuk ka dyshim, shumë prej medieve, gazetarëve, opinionistëve, analistëve, e pse jo edhe të pushtetarëve tanë, janë munduar ta shuajnë Islamin, por unë u’a përkujtojë me këtë ajet nga Kur’ani Famëlartë, ku thotë Allahu i Lartësuar: “Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut, me gojën e tyre, e Allahu e përsos dritën e Vet, edhe, nëse e urrejnë mohuesit”. ( Kur’an Es-Saff, ajeti 8 ).
Roli i medieve në Kosovë, fatkeqësisht është në dëm të myslimanëve, rrallë-kund gjen gazetar e opinionist që flet mbi argumentin. Tashmë, qytetari e ka kuptuar se si duket edhe pushteti ka ndikim mbi to. Qytetarët kanë humb besimin te informimi i tyre. E si mos ta humbin ata kur ajo çka u servohet përpara është krejt ndryshe nga realiteti.

Autor: Hetem V. Huruglica, studiues i Shkenca Politike dhe Hafëz i Kur’anit.

Sikur ne te gjithë boten edhe ne Kosovë mediat njihen për ndikimin e tyre ne te gjitha sferat e shoqërisë. Ne Kosovë ndikimi i medieve nuk është edhe aq i madh sepse mungon Besueshmëria , jo pa shkak , sepse ne shumicën e medieve pas tyre fshihen lider politik dhe individ te ndryshëm te cilët shpesh japin lajme te pa vërteta për te kthyer publikun nga vetja , e keqja me e madhe e kësaj është se askush nuk jap përgjegjësi për demin qe i behet apo qe mund ti behet një individi apo një shoqërie

Amir Zeka-Student i Gazetarisë.

Ne tere boten, fatkeqësisht edhe tek ne ndikimi i medieve tek njerëzit është shume i madh. Ne shume raste e shohim se në Televizionet, Radiot e Gazetat tona sa herë qe flitet diçka ne te mire te islamit mundohen qe t’ia ulin atij lajmi vlerën, përderisa te shumta janë ato raste kur këto media trillojnë lajme kundër islamit, si dhe mundohen qe ta njollosin Islamin ne baze te disa veprimeve te disa njerëzve qe thirren ne emër te Islamit, e qe edhe vet ato media e dijen se këto veprime nuk vijnë nga Islami.

Sylejman Sylejmani-Student i Gazetarisë

Puna e medieve është pune shumë e ndejshme. Me Informacion do te duhej te mirën njerëzit me te besueshëm dhe me profesional,sepse kjo është nder punët me serioze qe ekzistojnë,andaj me ketë veprimtari,duhet te mirën njerëzit me kredibil te mundshëm,qe din te vlerësojnë identitetin e popullit qofte ne nivel kombëtar dhe fetare…me informacion nuk ka loje… ky profesion sa është i privilegjuar aq është edhe me përgjegjësi te jashtëzakonshme. Mediet ne Kosovë shumë pak janë kredibile dhe pak e vlerësojnë saktësinë burimore te lajmit,si rrjedhoje e këtij deformimi ndodhin pastaj shume huti dhe përçarje ne mesin e popullit. I thërras te gjithë pergjegjesit e kësaj veprimtarie qe te kenë kujdes ne marrjen dhe përhapjen e lajmit….siç thotë populli amani iu koftë mizën mos e bëni buall.

Hoxhë Fatmir Latifi

Anketoi Dardan Sinanaj-Student i gazetarisë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit