16.6 C
Pristina
Sunday, June 2, 2024

Operacioni ‘Mburoja e Eufratit’ vazhdon me vendosmëri

Më të lexuarat

Në kuadër të operacionit deri më sot 525 pozicione të organizatës terroriste DAESH jona goditur me 2.245 gjuajtjeve me artileri të rëndë.

Kurse nga ana e fuqive të kualicionit në operacionin kundër elementeve të DAESH-it të përcaktuara në rajonin Xhakka (Zeytinlik-Ullishte) u shkatërrua një pozicion murtaje.

Ndërkaq në përputhje me operacionin në vijën kufitare të Turqi në veri të Sirisë, në rajonet Jerablus dhe Rai vazhdojnë punimet e vrojtimit dhe të përcaktimit të objektivave. Në këtë janë marrë nën kontroll 845 kilometra katrorë.

Për objektivat e papritura mbahen në gatishmëri avionët që i përkasin Forcave të Armatosura Turke.

Kurse me Mjetet Ajrore pa Pilotë (IHA) zhvillohen pa ndërprerje veprimet e zbulimit dhe të vrojtimit.

Kurse elementët e Departamentit të Kryeministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe Gjysmëhënës së Kuqe Turke vazhdojnë pa ndërprerje aktivitetet logjistike për Ushtrinë e Lirë të Sirisë dhe civilët në Siri.

Në kuadër të operacionit bëhet një kujdes shumë i madh me qëllim që të qëndrohet larg nga zonat e banuara me qëllim që të mos dëmtohen civilët.

Objektivat terroriste që është parë e përshtatshme për tu goditur, sulmohen me municione precize inteligjente sipas një plani të përcaktuar. Kurse objektivat që informacioni nuk është tërësisht i konfirmuar, nuk goditen nga ana e forcave turke.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit