15.9 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Operacione kundër terrorizmit në Turqi, 568 të ndaluar

Më të lexuarat

MPB e Turqisë: Më 12-13 dhjetor janë kryer operacione në 28 qytete të vendit operacione kundër kundër organizatës terroriste PKK/KCK

Ministria e Brendshme e Republikës së Turqisë ka njoftuar se në operacionet e ndërmarra në 28 qytete më 12-13 dhjetor kundër organizatës terroriste PKK/KCK janë ndaluar 568 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga qendra e medias e Ministrisë së Brendshme të Turqisë theksohet se më 12-13 dhjetor janë kryer operacione në 28 qytete të vendit operacione kundër kundër organizatës terroriste PKK/KCK.

Në kuadër të operacioneve në Ankara u ndaluan 17 persona duke përfshirë edhe drejtues të HDP-së të cilët janë përcaktuar se kanë marrë pjesë në aktet dhe veprimtaritë në emër të organizatës terroriste.

Ndërsa bëhet e ditur se në qytetin Antalya janë ndaluar 14 persona, në Ardahan 1, Batman 2, Bingöl Karlıova 1, Bitlis 23, Diyarbakır 19, Elazığ Karakoçan 7, Erzincan 4, Iğdır 1, Şırnak 9, Tekirdağ 4, Tunceli 8, Van 6, Mardin 4, Adana 29, Balıkesir 8, Şanlıurfa 194, Mersin 93, Manisa 4, Eskişehir 3, në Gaziantep 43, Hakkari 8, Stamboll 37, Izmir 11, Kars 3, Kayseri 7, Siirt 8 persona.

Operacionet kundër terrorizmëm u ndërmorën nga ekipet e antiterrorizmit të drejtorive të policive në 28 qytete gjatë datave 12 dhe 13 dhjetor për ndalimin e personave të cilët janë përcaktuar se kanë qenë pjesëmarrës në veprimtari të organizatës terroriste PKK/KCK, kanë ofruar mbështetje apo të anëtarësuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit