Shefi i të Drejtave të Njeriut në OKB, Volker Turk, e ka cilësuar momentumin aktual drejt përfundimit të luftës në Gaza si një “mundësi jetike”.
Në një deklaratë nga zyra e tij, ai shprehu shpresën për një “ndalim të përhershëm të armiqësive, ndjekur nga rimëkëmbja dhe rindërtimi, në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar dhe zgjidhjen e shumëkërkuar me dy shtete”.
“Kjo është një mundësi jetike për të gjitha palët dhe shtetet me ndikim që të veprojnë me mirëbesim dhe të ndalin – njëherë e përgjithmonë – masakrën dhe vuajtjet në Gaza, të sjellin ndihma humanitare në shkallë të gjerë, si dhe të sigurojnë lirimin e pengjeve dhe palestinezëve të ndaluar,” thuhet në deklaratë. /mesazhi
