11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

OKB: Miliona njerëz në Nigeri do të përballen me urinë

Më të lexuarat

“Në verilindje të vendit rreth 4.3 milionë njerëz ndodhen përballë pasigurisë ushqimore”, tha koordinatori i OKB-së për Ndihmat Humanitare për Nigerinë, Schmale

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka ngritur alarmin për krizën e urisë dhe ushqyerjes së pamjaftueshme që kanë shkaktuar ngjarjet terroriste të Boko Haram-it dhe ISWAP degës së DEASH-it në Afrikën Perëndimore, në pjesën në verilindje të Nigerisë, transmeton Anadolu.

Zyra e OKB-së për Nigerinë, zhvilloi një program lidhur me sezonin e shirave, sigurinë ushqimore dhe krizën e të ushqyerit në rajonet Adamawa, Borno dhe Yobe të Nigerisë ku përjetohen ngjarje terroriste.

Në program morën pjesë koordinatori i OKB-së për Ndihmat Humanitare për Nigerinë, Matthias Schmale, përfaqësues të misioneve të huaja, diplomatë dhe shumë të ftuar të tjerë.

Në një konferencë për media pas programit, Schmale tha se pasiguria ushqimore në verilindje të vendit është shumë shqetësuese dhe duhet të ndërhyhet menjëherë.

“Në verilindje të vendit rreth 4.3 milionë njerëz ndodhen përballë pasigurisë ushqimore”, deklaroi Schmale i cili shtoi se partnerët e ndihmës humanitare mund të arrijnë vetëm tek 300 mijë të kësaj shifre.

Ai theksoi se ka nevojë në mënyrë urgjente për 396 milionë dollarë me qëllimin për të rritur aktivitetet e ndihmës humanitare për të parandaluar që kriza e urisë dhe ushqyerjes së pamjaftueshme që është përhapur në verilindje të Nigerisë të mos shndërrohet në katastrofë.

“Në rajonet verilindore parashikohet këtë vit që rreth 2 milionë fëmijë nën moshën 5-vjeçare të përballen me ushqyerjen e pamjaftueshme”, tha Schmale.

Sipas tij, tashmë rreth 700 mijë fëmijë janë nën rrezikun e ushqyerjes së pamjaftueshme akute, gjë e cila nënkupton se vdekja e atyre është 11 herë më e lartë në krahasim me fëmijët që ushqehen mirë. “Kanë nevojë për ndërhyrje urgjente për të mbijetuar”, tha Schmale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit