9.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

OKB apel për mbledhjen e 4.4 miliardë dollarëve për ndihmë

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në konferencën për media tha se shumë banorë të këtyre katër vendeve përballen me krizë të thellë humanitare

NEW YORK (AA) – Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë paralajmëruar se mbi 20 milionë njerëz në Sudanin Jugor, Nigeri, Somali dhe Jemen përballen me uri të madhe, duke apeluar për mbledhjen e 4.4 miliardë dollarë ndihmë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në konferencën për media tha se shumë banorë të këtyre katër vendeve përballen me krizë të thellë humanitare.

Ai theksoi se miliona njerëz, të ekspozuar në mosushqim, gjenden në prag të vdekjes, sëmundjeve dhe epidemive të ndryshme.

“Doemos duhet të mbysin kafshë për të ngrënë. Hanë drithëra të cilat planifikonin t’i mbjellin vitin e ardhshëm”, tha Guterres.

Ai theksoi se urgjentisht duhet të mblidhen mjetet për banorët e këtyre vendeve.

“Deri në fund të muajit mars doemos duhet të mbledhim 4.4 miliardë dollarë për të parandaluar një katastrofë të madhe. Nevojitet menjëherë të veprohet që të parandalojmë katastrofën”, paralajmëroi Guterres.

Sipas të dhënave të UNICEF-it, rreth 1.4 milionë fëmijë në katër vendet në fjalë gjenden në rrezik jete për shkak të mungesës së ushqimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit