15.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Obama ka urdhëruar hetime për sulmet kibernetike gjatë zgjedhjeve presidenciale

Më të lexuarat

Barack Obama, ka urdhëruar hetime lidhur me sulmet kibernetike gjatë fushatës së fundit presidenciale, për të cilat Uashingtoni e fajëson Rusinë.

Obama i ka urdhëruar agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të paraqesin një raport lidhur me këtë çështje, para se ai të largohet nga presidenca, më 20 janar të vitit të ardhshëm.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara publikisht e ka akuzuar qeverinë ruse për involvim në sulmet kibernetike kundër zyrtarëve të Partisë Demokratike.

Lisa Monaco, këshilltare për siguri të brendshme e presidentit Obama, u tha mbrëmë vonë reporterëve se rezultatet e raportit do tu paraqiten edhe ligjvënësve dhe publikut./albeu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit