16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

O Zot mos na provo Më!

Më të lexuarat

O Zot mos na provo Më!

…derisa ishim nën perandorinë osmane dhe në fund të sundimit të kësaj perandorie kishte indikacione serioze se sërbia mund të na pushtojë, shqiptarët thoshin se nuk na pushton sërbia sepse perandoria osmane është e fortë. e dimë se çka ka ndodhë prej 1912 e deri më 1915.

derisa ishim nën perandorinë austro-hunagareze dhe kishte indikacione serioze se sërbia mund të na ri-pushtojë, shqiptarët thoshin se nuk na pushton sërbia sepse perandoria austro-hungareze është e fortë. e dimë se çka ka ndodhë prej 1918 e deri 1939.

derisa ishim nën perandorinë italo-gjermane dhe kishte indikacione serioze se sërbia mund të na ri-ri-pushtojë, shqiptarët thoshin se nuk na pushton sërbia sepse perandoria italo-gjermane është e fortë. e dimë se çka ka ndodhë prej 1945 e deri 1966.

tash që jemi nën perandorinë euro-amerikane dhe ka indikacione serioze se sërbia mund të na ri-ri-ri-pushtojë, shqiptarët po thonë se nuk na pushton sërbia sepse perandoria euro-amerikane është e fortë.
kush nuk mëson prej historisë, i përsëritet ajo.

Shkelzen Gashi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit