13.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

O Xhemat, pse nuk bëheni fanatik?

Më të lexuarat

Sa herë që përmendet fanatizmi, mendja fillimisht na shkon tek çifutët, që si fjalë që qarkullojnë ështa se ata ndihmohen mes vete, blejnë mes vete edhe nëse e ka mallin e keq, shpërndajnë pasuri mes vete e kështu me radhë.

 

Sot në botë vërehet me të madhe ngjallja e nacionalizmit ekstrem, ku popujt e ndryshëm po promovojnë idetë për tu forcuar në raportet mes vete dhe për të qenë fanatik në atë që është e jona. Edhe në Kosovë u zhvillua kampanja “Duaje tënden” si ide për të përdorur produktet vendore para atyre serbe e të tjera. Ky si hap ka qenë shumë i mirëpritur dhe njerëzit filluan ta përhapin dhe promovojnë si ide edhe në popull, që edhe për mua ishte i qëlluar. Mjafton unë si shqiptar i Kosovës, para se të blej një produkt të shikojë Barcodin se nga kush është prodhuar. Nëse është e armiqve të mi kombëtar asnjëherë se blejë.
E gjithë kjo ishte një hyrje për të dal te tema ku dua të dal si musliman shqiptar që jetojmë në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, për të qenë sa më nacionalist apo fanatik në mbrojtjen, promovimin, krenimin, e asaj që është produkt, ide dhe koncept i myslimanëve.
Në luftën e egër që i bëhet aq hapur Islamit, nga media deri tek persona fizik, që ditën dhe natën nuk lodhën duke shpifur, mashtruar, gënjyer mbi këtë fe dhe myslimanët në përgjithësi, nuk bënë të rrihet indifirent. Ato kanë gjetur konsumator shumë të mirë. Edhe pse i shanë e i fyen, prape e klikon, e lexon, e debaton dhe vazhdon në ndjekje. Thua se myslimanët shqiptar janë mazohista, që ndiejnë kënaqësi kur rrihen, fyhen e shahen!
Sot lufta ma e madhe ndaj Islamit është nga mediat, që për qëllime kapitaliste nuk përtojnë aspak të fyejnë ndjenjat e myslimanëve duke ofruar lloj artikujsh. Ideja është e bojkotit të këtyre mediave dhe promovimi i mediave të myslimanëve, që kanë dert promovimin e të vërtetës, pastaj ndihmesa në ndërtimin e fuqishëm të këtyre mediave që do të jenë ana tjetër e medaljes që ofron siguri, paqe, informim të drejtë, neutralitet dhe parimet e shëndosha gazetareske.
Përderisa ne vazhdojmë të jemi të kompleksuar se çka poston një portal apo medium i muslimanëve, e rrimë indiferent ndaj zhvillimeve shoqërore pa alternativ të mirëfilltë, atëherë si mendon të jesh një mysliman i mirë dhe kombëtar? Përdersia të jep krenari kur një medium anti-Islam që ka shkruar një artikull të mirë Islamin, e ti e shpërndanë, ndërsa të njëjtën nuk e bënë një medium i myslimanëve, më thuaj vallë në mullirin e kujt je duke dërguar ujë? Nëse e shohim historinë e gjeneratës më të mirë të myslimanëve shohim se ata e kanë dashur atë që është e tyre, e kanë mbrojtur me zell dhe kanë qenë krenar.
Kjo si ide është vetëm te mediat, por gjenë hapësirë edhe në shumë sfera, si ato ekonomike, sociale, e shëndetësore. Të blesh tek ai që promovon hallallin, që ka dert konsumatorin, që nuk të shanë pse ti ke mjekër apo shami është edhe kjo një ndihmë mes vete në të mirë që është obligim i yni. Të ndihmosh ata që janë në gjendje më të ultë sociale është obligimi i yni. Të kesh besim dhe të bësh kontrollimet e tua tek një mjek mysliman është obligimi i ynë.

 

Rruga e suksesit është krenari me atë që je, të përpiqesh aq fuqishëm për të ndërtuar tënden, për të qenë konkurrent i denjë në hapësirën gravituese dhe të promovosh atë që mendon që është vlerë e pastër Islame.
Nexhmedin Kalisi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit