12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

O Ali Ahmeti rrenci, e udbashi pse tradhtove?

Më të lexuarat

Pse nuk ngritët aktpadi ndërkombëtare për vrasjet nga ushtria sllavomaqedone ndaj civilëve shqiptarë? Pse votuat në Parlamentin e Shkupit për ndihmë në euro për mbrojtjen e Lubo Boshkovskit në Hagë?

Murat Jashari, bashkëveprimtar dhe bashkëthemelues i LPK-së, në siç e quan ai Letra e shenjtë Nr. 4., të titulluar „Shkrime-kujtime-testament”, i kërkon nëpërmjet 286 pyetjeve llogari Ali Ahmetit, kreut të BDI-së, shumë llogari për luftën në Kosovë, për luftën në Maqedoni, për marrëveshjet e nënshkruara në emër të shqiptarëve, për Marrëveshjen e Ohrit, për dezertimin në kalanë e Tetovës dhe për qindra vepra të dyshimta të ALi Ahmetit! Në një letër të hapur për Ali Ahmetin dhe mediat e shkruara dhe elektronike në gjuhën shqipe! Murat Jashari, vëllai i komandantit të vrarë në luftën e Kosovës, Ismet Jasharit, për të cilën në një letër të mëhershme ka shprehur dyshime për rrethanat e vrasjes së vëllait, provon që nëpërmjet pyetjeve për mikun e tij të dikurshëm që e njeh prej 28 vitesh, thotë se është koha për t’i dhënë llogaritë për të vërtetën.

“Abaz Ali, po fillojmë me pyetësorin pas 28 viteve që njihemi! Për hir të së vërtetës për të kaluarën dhe të ardhmen, jam i detyruar popullin ta sqarojë!”, thotë në fillim Murati, pyetjet e të cilit i botojmë të plotë në vazhdim.

1. Në cilat demonstrata të vitit 1981 ke qenë dhe me kë?

2. A e keni kryer ushtrinë në ish-Jugosllavi, ku dhe kur dhe sa kohë?

3. A keni marrë pjesë në përvjetorin e demonstratave në vitin 1982 në Qendrën Studentore dhe me cilët?

4. Sa kohë burg pas 1981 ke bërë, ku dhe me cilët të burgosur ke qenë shok burgu ?

5. Ku dhe kur ke diplomua ?

6. Si erdhe deri tek pensioni Zviceran?

7. Kur erdhe në Zvicër, pse dhe sa herë deri më 1992 ke qenë në R.S të Maqedonisë e IRJM ?

8. A ke qenë në strukturat organizative të Refendumit të Iliridës në Janar 1992?

9. Çka ishte për ju formimi I PPD-së?

10. Çka ishte për ju formimi I LDK-së?

11. Ju si udhëheqës 11 vjet pas lufte 2001, dhe gati 13 vjet në Parti me Fatmir Limajn dhe me të tjerë të PDK-së a keni gjurmuar vrasjen e 17 Janarit 1982, sepse edhe në Kërçovë organizoni; “Flaka e Janarit”?!

12. Në vitin 1981 u kërkua Republika e Kosovës, dhe pse në Zvicër u formua Organizata Marksiste-Leniniste dhe Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi, pse jo Kosova Republikë e Pavarur, por „në Jugosllavi“?!

13. Në Lucernë në sallën përpara i ulur së bashku me Xhavit Halitin, në Nëntor 1993, pse një farë Osmanit (i LDK-së) nga rrethi i Ferizajt i bëre pyetje; sa armatim ka brenda në Kosovë dhe a janë formuar grupe të armatosura… Pse këto pyetje publike?!

14. Kur u bë shyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar, cili njeri nga Dibra ushtar i UÇK-së të dërgoi me helikopter në spital të Tiranës?

15.Kush ka qenë “motra” në spitalin ushtarak në Kukës nga Vranja (?!) me pseudonimin Mi(u)nire Dumani, herë si dibrane, herë si pejane, në të vërtet ajo ka qenë serbe?

16. Si Drejtor politik, pastaj si Shtab i Përgjithshëm ushtarak, në cilin front-betejë ushtarake komandove dhe sulmove?

17. Si SHP, sa ushtarë nga IRJM ishin në luftën e Kosovës dhe a keni dokumentacion të plotë. Nëse jo , pse jo?

18. A e ke dhënë Betimin e ushtarit të UÇK?

19. Kur, ku dhe para kujt i ke dhënë (dy betimet)?

20. Kur je njoftuar me Gëzim Ozdrenin(ish-komandantin regjional të Mbrojtjes Territoriale në ish-YU-Zona perëndimore në R.S. të Maqedonisë dhe si?

21. Kush e organizoi takimin Ali Ahmeti – Branko Cervenkovski në Pogradecë në Nëntor 2000?

22. Nga e dinte LSDM se në Tanushë ka persona të uniformuar (Vllado Buçkovski, Ilinka Mitreva… ) dhe se, quhet UÇ Kombëtare?

23. Pse Lideri i UÇ Kombëtare, ishte caktuar Rr. Kastriot Axhirexha dhe pse ai u postua dhe si erdhi që ti të bëhesh Lider i UÇ së, Kombëtare?

24. Pse dole me nofkën Abaz Xhuka dhe jo direkt Ali Ahmeti, mbase edhe ishit nga një vend që veç pretendonte në BE dhe NATO?

25. Lufta në IRJM u bë me 2-3 muaj me armëpushime dhe asnjëherë nuk ishit brenda dhe qëndruat në Prizren deri sa u krijuan kushtet për bisedime?

26. Një delegacion prej tre vetash nga Dibra e Madhe; dy nga Dibra, Jakup Marku, Sazan Papraniku e një nga Shqipëria-SHIK, A.B. më 21-24. Mars kanë kërkuar takim me Gjen. Gëzim Ozdrenin dhe ti, pse nuk i pranove?

27. Pse në restorantin “Çamëria” tek Alush Shala në Prizren dërguat Resi Kamberin, natën e 21 Mars, 2001 me dibranët dhe SHIK-istin dhe pse dibranët u larguan; si anti-luftës???

28. Si doli që Shtabi I Përgjithshëm i UÇ Kombëtare në fillim ishte caktuar në Dibër dhe u transferua pak kohë si në Tanushë (Karadak) e Prizren?

29. Pse Shtabi i Tanushës u suspendua nga ai i Prizrenit brenda natës ?

30. Kush dha urdhër që në prill 2001 të minohet Ura e Madhe mbi liqenin e Dibrës ?

31. Pse në radhët e UÇ Kombëtare ka pasur ma shumë oficerë të ish-ushtrisë jugosllave apo më vonë si oficerë rezervë territorialistë të RSM dhe IRJM të njohur edhe si bashkëpunëtorë të shërbimeve policore e ushtarake.

32. Pse nuk u prononcove për vrasjet në Gazibabë, Tanushës së Rekës, Brodecit, Sopotit dhe për vrasjen e Komandant Ilirit, Harun Aliut-“Kushtrimit ?

33. Nuk je prononcuar se edhe ti në mënyrë konspirative je i përzier,100%, a po ?

34. Pse shkuat në Kondovë ?

35. Pse nuk kërkuat gjykim në Hagë kundër vrasjeve civilë, gra e fëmijë në Zonën e luftës,familjes, Zymberi- Sllupçan-Likovë (Kumanovë)?

36. Pse nuk ngritët aktpadi ndërkombëtare për vrasjet nga ushtria sllavomaqedone ndaj civilëve shqiptarë ?

37. Pse votuat në Parlamentin e Shkupit për ndihmë në euro për mbrojtjen e Lubo Boshkovskit në Hagë ?

38. Pse për ty çdo partnerë koalicioni LSDM, VMRO duhet të jetë mik?

39. Keni deklaruar para Parlamentit : “Në Kamionin me ceradë: „Nikolla Gruevski të munda ushtarakisht dhe do të mundi edhe politikisht“, -dhe cilat janë frytet, çka fshihen në konspiracion mbrapa kësaj deklarate?

40. U bë „atentat“ ndaj teje në Rahovë të Tetovës në kohën e fushatës zgjedhore dhe e akuzuat PDSH-në, kryesisht Menduh Thaçin, dhe tani ku janë atentatorët, policia, gjyqet dhe ti?

41. Mos ishte kjo inskenim politik për të fituar pikë, për të përfituar vota?

42. Ali Ahmeti pse asnjë kuadër I luftës aty ku është caktuar (vetëm dy- tre raste) si Min., zv/Min.,Drejtor,… s‘ është ai UÇK-së që duhet të jetë?

43. Pse nuk merrni masa ndëshkimi ndaj abuzuesve të drejtuesve tuaj në dëm të popullit dhe interesave Kombëtare?

44. Pse nuk ke pasur mundësi të vendosësh Drejtorë të shkollave të Mesme me karakter Nacionalist (kombëtare-arsimore), si rastin në Kumanovë, Strugë, Dibër, Tetovë etj.?

45. Pse Selinë e Partisë nuk e dërguat në Shkup edhe pse në Statut ashtu ju figuron?

46. Kur diplomove dhe ku?

47. Pse u munduat përmes rinisë së BDI me komunikatë në FAKTI të diskreditoni ish-Rektorin Fadil Sulejmanin si deputet i BDI-së?

48. A ke vendosur ndonjëherë, të paktën nga një lule ose a keni bërë nderim heshtje tek vendi i vrasjes së Komandantët “Teli” dhe “Kushtrimi” me shokë?

49. Pse ligjërisht kurrë s´ke kërkuar shpërblim material për shkatërrimin dhe djegëjen e shtëpive të civilëve të bombarduara nga ushtria sllavo-maqedonase?

50. Pse vendet e shqiptarëve nëpër struktura drejtues, policore, referentë, gjygjsorë, administratorë i kanë zënë; tërbeshët, turqit, romët,…?

51. Mos vallë këta e bënë luftën e luftuan më 2001 dhe sa dëshmorë i kanë dhe ti si komandant i tyre?

52. Ti si Nacionalist-Marksist i 1981 dhe i luftës në Kosovë, pse pranove që Gëzim Ostreni të ishte Shef i Shtabit të UÇ Kombëtare, kur ai, në organet e shtetit i ka marrë në pyetje dhe i ka dënuar në Dibër gjithë ata veprimtarë të `68, si dhe të `81 si irredentistë, separatistë, nacionalistë dhe prishës së rendit Kushtetues të RSM dhe RSFJ-së ?

53. Pse po e mbanë Gëzim Ozdrenin si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë dhe Shef i Shtabit për Zgjedhjet ?

54. Pse pranuat UÇ Kombëtare të çarmatoset ku në Marrëveshjen e Ohrit askund nuk theksohet as përmendet që UÇ Kombëtare si organizatë e apostrofuar në tekst, dhe çarmatosja e saj ?

55. Pse lejuat që Gjenerali i juaj Gëzim Ozdreni të çarmatoste UÇ Kombëtare dhe vetë popullin e tij.

56. A ka kund në botë që gjenerali të çarmatosë ushtarët-ushtrinë e tij e t´a dorëzojë armikut të vetë a po “Ali Baba”, -unikat je me babaxhanët tu në Kosovë për këtë punë dhe në botë ?

57. A i thonë kësaj atdhetari ?

58. Ali Baba, -kësaj i thonë tradhti?

59. Për tradhti lufte, me ligjet e luftës ka ekzekutime para ushtarëve të lirisë, a po?

60. Ka me ardhur shumë shpejtë kjo ditë, apo?

61. Kush e mori vendimin që Ozdreni të vihet në krye të shtetit sllavo-maqedonas për t´i çarmatosur ushtarët e lirisë dhe UÇ Kombëtare dhe pse?

62. Pse pranuat që në Marrëveshjen e Ohrit në Preambullën e Kushtetutës të mos quhemi Popull Themelues i shtetit RM, por si pjesë e…?

63. Kush ju detyroi, ose vetë e sollët Komunikatën Nr.6?

64. Unë, me shokët e logjistikës bënim plane për furnizim me të gjitha nevojat që do t´i duhen për 50 mijë ushtarë lirie dhe bëhet ndryshimi i Komunikatës së tanishme dhe lëshohet Komunikata Nr.7 a ka qenë kështu “muhabeti” o, Ali Rrenci, e udbashi?

65. Pse pranuat të tërhiqen ushtarët e lirisë e UÇ Kombëtare nga Kalaja e Tetovës?

66. Cili qe qëllimi dhe pse e dorëzuat atë duke e lënë armatimin duke ikur kah sytë këmbët?

67. Pse deshe që, pas dezertimit në Kala të ikësh për Zvicër?

68. Ato armatime që i keni lënë duke ikur me lekë djerse dhe gjaku të MËRGATËS apo?

69. Pse nuk ke respekt ndaj djersës, gjakut, – e, në përgjithësi ndaj Mërgatës?

70. Për sa pare është dorëzuar Kalaja e Tetovës?

71. Kush ua dha paratë?

72. Sa pare?

73. Kush i mori ata pare?

74. Kush e solli Festim Laton nga Vlora (një trafikant droge) në UÇ Kombëtare, në anën e Karadakut?

75. Cili ishte roli i Diamantit (Grekofilit) në radhët Drejtorisë Politike të UÇ Kombëtare?

76. Mos ishte Diamanti ai që solli Festim Laton me ju?

77. Sipas të dhënave jo oficiale, grekofili Diamanti solli së bashku me Festimin edhe 10 milionë DM për UÇ Kombëtare dhe pjesë nga kjo si ushtarë dhe armë personale të niseshin për UÇÇ (Çamëri)?

78. Cili qe takimi dhe roli i Koço Danës në Sharr mes teje dhe pse tani DANAJ ju kritikon si politikan i Servilizuar?…

79. Pse mbas ndërprerjes së luftës çlirimtare, aq shpejt simpatia ndaj LSDM së Branko Cervenkovski dhe e gjithë popullata e Tërbeshëve, Turqve, boshjnakëve dhe e Romëve para se të dilnit votimet e çara si BDI të ju mbështesin aq fort ?

80. Pse liderë degësh të LSD fuqishëm tek shqiptarët agjitonin për mbështetjen tuaj në kundërshtim nga ajo PDSH…?

81. Mos ka të bëjë kjo me takimin paraprak tëndin me Brankon në Pogradec në vitin 2000 ?

82. Pse pranuat që Flamurit Kombëtar të shqiptarëve të´i zvogëlohen përmasat?

83. Pse kryetari I Dibrës, Argëtim Fida dhe I Strugës Ramiz Merko nuk zbatuar vendimin e BDI-së dhe vendimin tënd që të mos rikandidoheshin për kryetar komune dhe të lëshonin mandatin njëherësh edhe të Kryetarit të Degës së Partisë?

84. Ti pranove të jesh mysafir në shpalljen e Nikollas Knauf si Qytetar Nderi iDibrës, apo?

85. Mos ishte loja e Fidës që ju shpërbleu dhe lejuat rikandidimin e tij? 86. A vlejnë tani këtu „Vendimet e Partisë » dhe sa ju shpërbleu FIDA për këtë lojë dyshe?

87. Kishe qenë njeri që i donë shumë pushtetin e paret, apo ?

88. Edhe Muhamer Ell Gadafi e kishte pas shumë n´qejf pushtetin e paret, apo?

89. Pse BDI-ja, jote private, gjëja e dalë prej lufta „çlirimtare“ kombëtare nuk pranoi lista të përbashkëta me partitë tjera shqiptare, të paktën në vendet rurale (Gollnen, Ohër, Manastir, Resnjë, Krushqevë, Çashkë, Zhupë. Qendër Kumanovë, Veles…në zgjedhjet e fundit lokale 2009?

90. Pse zotri Komandant (jo i imi), ke qejf me të thënë kështu, asnjëherë nuk ke marrë fjalën në foltore të Parlamentit të shkive, a turp po të vjen, apo të kanë prekë fort në qafë ?

91. Pse aty nuk ja ke përplasë PDSH-se¨, tradhtitë që kanë bë para teje ?

92. Pse qe 11 vjet gënjen popullin se je në marrëveshje për Statutin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës ?

93. Që më 2003 të kam thënë se në një territor nuk ka dy palë dëshmorësh e invalidësh. Pra, ka të vetëm të sllavëve. Se ti ke kërkuar falje pse i ke shti ata në gazepë të granatojnë e të vrasin ushtarë lirie dhe civilë të pafajshëm, apo?

94. Kur do ta zbardhni misterin e vrasjes së Ilirit, Komandant, “LIKA”?

95. Edhe kjo vrasje do të jetë konspiracioni i yt, apo?

96. Nuk zbulohet kurrë deri sa të jesh në pushtet, a po?

97. A e dinë më se pushtetet nuk janë të përjetshme?

98. Sadam Huseini, Gadafi… shkuan më, apo?

99. Edhe ti me ata oficerë spiunë, narkomanë e drogirantë e shitës keni me ecë shpejt, apo?

100. A e din se populli një shpresë jete të ketë nga dikush tjetër, që nesër qysqitë ja vejnë kësaj bashkëqeverisjes së turpit?

101. Këtë shpresë rinia e artë dhe populli shqiptar liridashës e kanë nga Murat Jashar Jashari.

102. Që nga 15 Maji 2012 ora 03.26 jam më i fuqishëm se horrat, kodoshët dhe dilinxhitë, frymorë me dy këmbë, surat njeriu!

103. Këtë force ma ka dhënë Zoti dhe drejtësia!

104. Ti ju ke thënë shokëve se dy muaj ke qenë në burg, përveç atyre dy muajve që ke qenë në Dubravë, ke qenë në Kërçovë, a është kështu?

105. Ju pritën mirë në burg?

106. Me kë ishe në dhomë?

107. Ditën çfarë bëje?

108. Po natën?

109. Nëpër salla -klasa kush ju shpinte?

110. Ishin shqiptarë?

111. Femra apo meshkuj?

112. Aty ke filluar kursin, a po?

113. Çfarë kursi?

114. Mësuesit (oficerët) flisnin shqipen?

115. Kishit literaturë për orët e mësimit?

116. Sa mësues ishin që flisnin shqipen?

117. Sa orë paradite kishit kurs ?

118. Po pasdite, sa orë mësim kishit për atë kurs?

119. Dreka (ushqimi) ishte i mirë?

120. Po darka?

121. Kohën e drekës, pushimin si e kaloje?

122. Kush të shoqëronte?

123. Mas orarit të pasdites kush të shoqëronte?

124. Po në mbrëmje ?

125. Kishte femra aty te kursi ?

126. A ju sjellshin femra aty ?

127. Çfarë nacionaliteti?

128. Në javë sa herë?

129. Ata mësues që ju mësonin në atë kurs sa vjeç ishin?

130. Nga cili vend ishin?

131. Mësues sllavë a kishte që iu mësonin?

132. Sa kanë qenë?

133. Ishin të sjellshëm?

134. Kishit tekste ?

135. Në cilën gjuhë ishin tekstet ?

136. E njehë gjuhën sllave?

137. Për marksizëm-leninizëm dhe enverizëm nuk mësonit apo?

138. Për organizatat atdhetare shqiptare a mësonit?

139. Për cilat?

140. Lëvizja ishte e para apo?

141. A i mësonit emrat e atdhetarëve, idealistëve dhe enveristëve?

142. Për brenda në hapësirën shqiptare jashtë Shqipërisë londineze, apo në Mërgatë?

143. Për Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën e Bardhosh Gërvallën a keni biseduar në atë kurs?

144. A e dinit se ata veç ishin vra ?

145. Kur keni marrë lajmin se ishin vrarë ?

146. A e ke ditur se atë ditë më 17 Janar 1982 vriten?

147. Ma të mirin informator e ke në Zvicër, apo?

148. Kur e ke rekrutuar?

149. Po për Ibrahim Kelmendin të kanë folur gjë?

150. Po për Enver Hadrin të kanë shpjeguar?

151. Për atë nuk të kanë folur a jo?

152. Vetëm për atdhetarët, idealistët e enveristët, apo?

153. Si e kalonit vikendin?

154. Sa mësues i keni pasur?

155. A e ka ditur familja se ku je?

156. Gjashtëdhjetë ditë zgjati kursi apo ?

157. Diplomë nuk të dhanë apo ?

158. Po siamezin ku e çuan?

159. Mbas dy muajve kurs, që mësuesit i kishit oficerë, ke ndenjur në vendlindje apo?

160. Kush ta dha urdhrin me dalë në perëndim ?

161. Ndonjë mësues i kursit apo ndonjë tjetër ?

162. Sa vetë ishin pas teje rrugës për në perëndim ?

163. A ishte pas teje siamezi ?

164. Relacioni si ka qenë ?

165. Me çka udhëtuat deri në Zvicër ?

166. Te kush u vendosët në Zvicër?

167. Shkas që jemi njohur para 28 viteve në Zvicër ka qenë Programi i Lëvizjes, apo ?

168. O Ali Ahmeti, nga baba e paraardhësve tuaj a keni pasur „rob“ të gjakut të huaj në shtëpi?

169. Kur ke dalë në perëndim, me urdhra të dy oficerëve që të përgatitën në atë „burg“, siç iu ke thënë shokëve të Lëvizjes, me kë menjëherë në Zvicër u takove?

170. Saktë, ditën, datën, muajin e vitin, të tregosh takimin e parë që e bëre me “Muhametin”, (Emrush Xhemajlin) dhe me “Rrustën”, (Mustaf Xhemajlin)?

171. Kush ishte me ty tek ata dy vëllezër?

172. Çka ju the atyre?

173. O Ali Ahmeti, çka të lidhë me atë djalin e ri që ia ka kontrolluar kutinë e postës Jusuf Gërvallës?

174. A e dine ty ai djali i ri ku e ka bërë gjumin sa ka qenë në Gjermani?

175. A e din sa kohë (muaj) ka fjetur te Riza Saliu ai djali i ri, shoku dhe informatori kryesor, i yti në Zvicër?

176. Po a po e din për kë e kamë fjalën?

177. Me çka e shpërblen rregullisht?

178. Me para apo me çka?

179. Për sa aktivist të ka dhënë informata apo ka spiunuar ?

180. Po për mua sa herë ka spiunuar ?

181. Përse i beson atij?

182. Ku qëndron sekreti ?

183. Sa informatorë ke rekrutuar në Zvicër dhe në perëndim ?

184. Për Maqedoni, po shihet ?

185. A ka lidhje diç me 17 Janar (e diel) 1982 ?

186. Ku ke qenë më 17 Janar 1982 ?

187. Me kë ke qenë ?

188. Sa paqeta cigare pi në ditë ?

189. Kur je i shqetësuar sa paqeta në ditë i pinë ?

190. Çfarë marke të cigareve pinë ?

191. Nja dy muaj ke qenë në burgun e Dubravës a po?

192. Në dhomë me Agim Gashin, a po?

193. Po në Kërçovë me kë ke qenë në “burg”?

194. Ka pasur të tjerë shqiptar aty?

JO!

195. Pse jo?

196. Ka qenë “burg special”, apo Abaz Alia?

197. Si ishin kushtet në atë burg special?

198. A ju nxjerrshin në shëtitje?

199. Sa here në ditë?

200. Me përcjellës apo vetë?

201. Përcjellësit deri në sallë shqiptarë ishin?

202. Sa ishin?

203. Misioni kryesorë ishte, me ju ofrua atdhetarëve, enveristëve idealistëve, apo?

204. Pastaj me ua bërë kurthin, me i arrestuar apo me i vrarë, apo?

205. Kjo do të thotë edhe ti je anëtarë i asaj partie që është formua më 1988-90, që themelues janë; Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Fatmir Limaj etj.

206. E dijë më tani se turp nuk keni, por habitem, si u kamufloni, për të ruajtur misionin që keni apo e keni kryer, ju ndreqni shtatore, buste, bile edhe jepni pare për me ndreqë edhe ndonjë shtëpi familjeve të dëshmorëve psh. familjes së Agim Bajramit, të Afrim Zhitisë, a është kështu?

207. Pse jeni tjetërsuar?

208. Pse jeni kundër atdhetarëve, idealistëve dhe enveristëve?

209. Pse e mësuat këtë zanat?

210. Me i vrarë –sepse, ishin; me mendjet, shpirtrat e zemrat për popull e atdhe. PSE?

211. Po për çka keni qenë ju si surrat?

212. Zanatin oficerët ua kanë mësuar që të zbuloni e t´i spiunoni tek oficerët e juaj apo?

213. A kanë emra e mbiemra ata oficerë ?

214. Femra a keni oficere?

215. Kush ta la pseudonimin Abaz Gjuka ?

216. A e dinë kush ka qenë Abaz Xhuka ?

217. Pse po ia fëlliqë për së vdekuri emrin atij trimi ?!

218. Jam i zhgënjyer shumë, sepse edhe unë kam dhënë pëlqimin që ti të jesh në krye të asaj lufte « çlirimtare », apo ?

219. Pse e qitët në kurth Arif Seferin ?

220. Ai, ishte Kryetar Kordinues i LPK-së për IRJM dhe Komandant për IRJM, apo?

221. Arif Seferi ishte antarë i Komitetit Drejtues i LPK-së (gjithsejtë gjashtë kanë qenë), ju për këtë arsye e spiunuat?

Afrim Zhitia, Fadil Vata, Xhemajli Berisha, Behajdin Allaqi, Fahri Fazliu dhe Arif Seferi, apo? – PSE?

222. Kush i dha urdhër Nazmi Beqirit, e ky e mori me vete Ulusi Beqirin dhe Menderez Zendelin,(ky i fundit i rrethit të Preshevës) dhe shkuan në Shtrazë , e thyen derën e shtëpisë së Arif Seferi, më 18 Qershor 1992 dhe aty brenda në shtëpi ka pasur materiale, që ja kemi dërguar ne prej Zvicrës, shaptilograf e shumë materiale të tjera dhe Nazmiu ia ka dorëzuar oficerit të vet, pra, UDB-së dhe atë ditë Arifin e kanë arrestuar dhe mbas 5 ditëve nga torturat ka dhënë shpirt., -PSE?

223. Po të ishin gjallë Arif Seferi, Beqir Limani e Naser Hani, ti Ali qeni i keq, akoma ishe në Zvicër, apo?

224. Për ta bërë IRJM Republika Makedonia i keni spiunuar e vrarë atdhetarët, 105 djem nënash e baballarësh dhe shumë djemve të tjerë ende gjymtyrët iu u kullojnë gjak o pis, a është kështu?

225. Në fillim-prilli 2001, në Prizren të nxjerra në dhomën tjetër, ishim vetëm unë e ti kur të pyeta; a ti e ke marrë Nazmi Beqirin apo ta kanë sjellë, nuk fole. Të thashë se është Oficerë I UDB-s, heshte apo?

226. Të thashë se, kjo luftë s’ qenka çlirimtare, por për rregullimin kushtetues nga IRJM në Republika Makedonia, a është kështu?

227. Kush ia dha UDB-s, CD me të dhënat e Brigadës 113 , “Ismet Jashari”?

228. Më 7 gusht 2001, mbas 16 viteve në mërgim, po kthehesha në Vendlindje, thellë në pyll ishim duke zbritur për Brezë, kush I kishte qitë ushtarët me më vra mua e shoqëruesit?

229. Një dëshmitar e keni vrarë, apo?

230. Një është gjallë dhe nuk vdes, jo, -pa cofë ti!

231. Sa miliona CHF i keni dhënë Shefit Xhaferit për me ia mbyllur gojën?

232. Me ato pare të Fondit „Liria Kombëtare“ ka ble 7 banesa në Kanton të ZUG dhe 4 banesa në Kanton Lozanës, a është kështu?

233. Ku mbeti Ruzhdi Veliu?

234. A mos është ky viktimë e konspiracionit tënd?

235. Je në bashkëqeverisje, pse nuk e zbardhë rastin?

236. Të lajmërova se Behajdin Allaqi e Shaban Shala ishin të kidnapuar, po i mbajshin në burgun e Kleçkës, pse nuk reagove?

237. Mos edhe kjo është konstipacioni yt?

238. Në fillim Marsi 1994 Kryesia e LPK-së kishte caktuar tre anëtarë të saj të bashkëpunojnë me UDB-ën, apo?

239. Kush të propozojë ty?

240. Ti kë e propozove?

241. Tani do të njihnit oficerë tjerë, apo?

242. Si i mbanit takimet në dy javë, në muaj apo si?

243. Shkëmbim informatash apo?

244. Me takimet e oficerëve të UDB-së, a ke raportuar në Kryesi të LPK-së?

245. Pse jo?

246. Në Mbledhjen Konsultative në Kollare (Kërçovë), Prill 1993, Roje ka qenë Beqir Limani apo?

247. Roje ka qenë edhe Ulusi Beqiri, apo?

248. Pse Beqir Limani deshti me u vra?

249. Pse Ulusi Beqiri nuk duhet të vritet ?

250. Beqir Limani duhet të vritet se është atdhetar, enverist e idealist, apo ?

251. Ulusi Beqiri nuk duhet të vritet, sepse vet është spiun dhe babë e gjysh i ka pasur të lidhur me UDB-në, a është kështu?

252. Më 28 Shkurt ( e enjte) 2002 kur po formohej Këshilli Koordinues i Subjekteve shqiptare, të pyeta kush përfaqëson Brigadën 113 « Ismet Jashari », më the Nazmiu. Rreptësisht të kundërshtova dhe të thashë se Hysniun e kam thirr, me e përfaqësua atë luftë, fjala ime është ligj, a është kështu?

253. Me sa dhoma e ke shtëpinë?

254. Rreth 12 dhoma i ka, apo?

255. Me ndihma sociale ke jetuar në Zvicër, apo ?

256. A për pushtet e kapital me surratet e tu janë vrarë më të mirit e invalidëve u kullojnë varrët a?

257. Si e përgatitët planin e vrasjes së Telit me shokë ?

258. Çfarë roli luajti oficeri i shërbimit ushtarak, Nazim Bushi për vrasjen e Telit me shokë?

259. Si e përgatitët planin me e masakruar Harun Aliun me shokë?

260. A e din se për të gjitha të bëmat në këtë botë ke me i paguar?

261. Luftë çlirimtare me pushtues dhe me bashkëqevrisë, diç nuk është në kokat e juaja të thata normale, apo?

262. Të bësh luftë çlirimtare dhe pas kësaj lufte të dilet në rrugë në protesta e të kërkohet të drejta kombëtare, kjo është abdonmale. Unikat në botë jemi për shumë punë, apo?

263. Posi, unikat në botë, sepse kemi udhëheqës si ti dhe babaxhanët tjerë në Kosovë, apo?

264. Enver Hoxha, ish-udhëheqës i luftës kundër fashistëve të Musolinit, apo?

265. Si ka pasur mundësi e kuptim që, Enver Hoxha të bashkëqeverisë me Musolinin?

266. Po kësaj bashkëqeverisje tënden me pushtues si i thonë?

267. Pse e denigrove luftën çlirimtare?

268. Pse kërkove falje (amnisti) nga pushtuesi?

269. A për këtë të emëruam e ta udhëheqësh luftën a?

270. Pse pranove të dorëzohet pushka e lirisë?

271. Pse nuk ngule këmbë për të kundërtën?

272. Lufta u fitua, pse nuk kërkove që pala kundërshtare dhe humbëse t´i dorëzonte armët?

273. Më 2003 mora nismën në Zvicër të formoj Shoqatën e familjeve të dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës, a ishte kështu?

274. Më the se, ke premtime nga ndërkombëtarët se, brenda katër vjetëve këtë problem kanë me e futë në Parlament, kështu ishte apo?

275. Të thashë se, kurrë kjo çështje nuk hyn në parlament, a ishte kështu?

276. Dhe të thashë se; në një territor ( në një vend), nuk ka dy lloje dëshmorësh e invalidësh. A është kështu?

277. Aq ma pak kur kërkon falje (amnisti). A duel si thashë?

278. A vazhdon të mendosh ende se të rënët janë material harxhues?

279. Çka dinte për ty, Gafur Zendeli i cili pastaj u desh të vdesë tragjikisht?

280. E njëjta i ngjau në Shkup më 2001 Shefit të Financave në kuadër të SHP të UÇ Kombëtare, Haxhi Babës, apo?

281. Ti dhe dy babaxhanët e Kosovës, në Marrëveshje me BIA-n, Serbe, DBK –n, Maqedone dhe Asfalinë Greke, i futët në luftë 3 muaj të ngratit shqiptarë, me u vrarë e me mbet invalidë dhe në fund me e nda Maqedoninë. Kështu që, ju tre babaxhanët me i fituar milionat, Serbia e Greqia me siguruar korridorin, shqiptarët me fitua vajtime e varrë në trupa. Kështu, mendoni dhe Planifikoni ju, apo?

282. SIGURIMI ka qenë e para në botë, këtë duhej ditur apo?

283. Të gjitha planet, kam me ua bërë shkrumb e hi, a se dini këtë?

284. Kam gjene e gjak shqiptari deri te Skënderbeu, a e din ti dhe ata babaxhanët e Kosovës këtë?

285. A e dini ju horra, kodoshë e dilixhinjë se Zotin e Drejtësinë i kam para dhe mbrapa meje; e kamë rininë e artë e popullin liridashës?

286. Fundi i jetës së Muhamer Ell Gadafi ka me ju dukur si film, çka ka me ju gjetur juve të gjithëve edhe të PDSH-së e të gjithëve që kanë luajtur me nderin e moralin e këtij hallemadhit popull qe 22 vjet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit