Mbi 350 personalitete të njohura të Hollivudit dhe ikona të kinemasë botërore kanë nënshkruar një letër të hapur, botuar në media të ndryshme argëtuese amerikane dhe franceze, ku dënojnë gjenocidin e vazhdueshëm në Gaza në prag të festivalit prestigjioz të filmit në Kanë.
“Nuk mund të heshtim ndërsa një gjenocid po ndodh në Gaza,” thuhet në letrën e iniciuar nga disa grupe aktiviste pro-palestineze dhe të publikuar në gazetën franceze Libération dhe revistën amerikane Variety.
Në letër theksohet gjithashtu vrasja e fundit e gazetares palestineze Fatima Hassouna nga Izraeli.
Një dokumentar me titull “Put Your Soul on Your Hand and Walk” nga regjisorja iraniane Sepideh Farsi, pritet të shfaqet në Kanë të enjten dhe ndjek nga afër përvojat e Hassounës si gazetare që dokumentonte gjenocidin ndaj palestinezëve të Gazës.
Ndër nënshkruesit figurojnë emra të njohur të Hollivudit si Richard Gere, Susan Sarandon dhe Mark Ruffalo, si dhe regjisori i filmit “The Zone of Interest”, Jonathan Glazer, dhe personalitete të shquara të kinemasë botërore si Pedro Almodóvar dhe Javier Bardem.
Nuk mund të heshtim ndërsa një gjenocid po ndodh në Gaza – deklarata e 350 personaliteteve të Hollivudit
