12.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Nuk ka kafe për ty Islamofob…veprim për tu përshëndetur në Kaliforni

Më të lexuarat

Një burri ju refuzua shërbimi i ofruar në kafe dhe u nxorr jashtë nga aty pasi ai debatoi në mënyrë fyese dhe islamofobe me një vajzë e cila kishte nikab.

Vajza e filmoi të gjithë ngjarjen ku ajo u sulmua verbalisht nga ky burrë, i cili i kishte thënë “Nuk dua të vritem nga ty”.
Videoja e incidentit është shpërndarë dhe bërë virale në internet.
Vajza me nikab po qëndronte para burrit në rradhë dhe ai i drejtohet asaj me fjalët a mos është sot halloweeni?

 

Vajza i kthehet duke i thënë “përse e thua diçka të tillë, çfarë nuk shkon këtu”? Unë jam Muslimane, çfarë problem keni ju me këtë?
Ai i përgjigjet duke i thënë: “nuk më pëlqen feja juaj, thotë që duhet të më vrisni dhe nuk dua të vritem nga ju”
Vajza i përgjigjet se nuk e ka kuptuar kontekstin e këtyre fjalëve gjithashtu e pyet nëse e ka lexuar Kuranin apo Biblën. Burri nevrikoset dhe i thotë që unë nuk bëj biseda të tilla me idiotë.

Njerëz të nevrikosur brenda në kafe irritohen dhe bërtasin nxirreni atë jashtë, ndërkohë që edhe shërbimi në kafe i mohohet dhe burrit i kërkohet nga menaxheri i kafesë që të largohet nga aty.
Ky veprim është mbështetur nga shumë njerëz të cilët duartrokasin faktin që po reagohet ndaj sulmeve raciste dhe islamofobe. Ato thonë që shumë biznese të tjera duhet të ndjekin këtë shembull në mënyrë që islamofobia apo racizmi të ulen ndjeshëm./KohaIslame.com/

https://www.youtube.com/watch?v=BUadxQ7t058

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit