14.4 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Njerëzit i kalojnë mesatarisht gjashtë orë në ditë duke shikuar në ekran

Më të lexuarat

Psikologët kanë paralajmëruar se njerëzit në Britani të Madhe kalojnë shumë kohë para ekraneve, kryesisht telefonave të mençur dhe televizorëve.

Dr. Kiki Leutner nga Universiteti i Londrës ka zhvilluar një hulumtim i cili përfshiu 2.000 të rritur, dhe rezultatet e hulumtimit janë shqetësuese.

Rezultatet kanë treguar se koha e kaluar përpara ekranit ndikon në sjellje, marrëdhënie, nivele të përqendrimit dhe në humbjen e kontaktit me botën reale.

Sipas hulumtimit të Encore Tickets, gjatë një dite të zakonshme pune një person mesatar i Britanisë së Madhe i kalon gjashtë orë duke shikuar në ekrane, duke përfshirë telefonat e mençur, tabletët, kompjuterët dhe televizorët, transmeton Koha.

Pothuajse një e katërta e popullsisë i kalojnë më shumë se 10 orë në ditë para ekraneve, duke e kaluar shumicën e ditës së tyre në botën digjitale, në vend të koncerteve muzikore dhe teatrove.

Dr. Leutner, e cila punon me Encore Tickets duke hedhur dritë në pasojat negative të kalimit të kohës përpara ekranit, paralajmëroi se 9 nga 10 njerëz në Britani të Madhe besojnë se ekranet janë një pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme.

“Më shumë se një e treta e njerëzve besojnë se nuk mund të jetojnë pa ekran, gjë që tregon se gjithnjë e më shumë po mbështetemi në pajisjet digjitale. Njerëzit janë të lidhur me pajisjet si telefonat, gjë që mund të jetë e dëmshme”, tha Leutner.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit