14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Është rrethuar qendra e qytetit të Afrinit

Më të lexuarat

Forcat e Armatosura të Turqisë njoftuan se qendra e qytetit Afrin në Sirinë veriperëndimore, në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të nisur nga Turqia, është rrethuar që nga dita e djeshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, Shtabi i Përgjitshëm i Turqisë tha se qendra e qytetit Afrin është rrethuar si rezultat i operacioneve në vazhdim që zhvillohen në rajon dhe se “zona kritike të rëndësishme” janë rrethuar.

– Neutralizohen 3.393 terroristë

Ushtria turke, mëngjesin e sotëm, poashtu bëri të ditur se gjithsej 3.393 terroristë janë “neutralizuar” që nga fillimi i operacionit.

Më 20 janar, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të pastruar terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, operacioni synon të krijoj siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit dhe njëkohësisht të mbrojë sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

Nga atje theksojnë se operacioni është duke u zhvilluar në kuadër të të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), të drejtat e vetëmbrojtjes në bazë të Kartës së OKB-së, si dhe në respektin për integritetin territorial të Sirisë.

Ushtria gjithashtu potencoi se vetëm objektivat e terrorit janë duke u shkatërruar dhe se “kujdes maksimal” është duke u dhënë për të shmangur dëmtimin e civilëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit