11.5 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Një vit nga tragjedia në xhaminë e Christchurch-it, i mbijetuari: si ndihem me tre plumba në trup

Më të lexuarat

Përpara përvjetorit të plojës mes 51 muslimanë të ekzekutuar në xhami, ngjarje e ndodhur në Christchurch të Zelandësë së Re, një nga të mbijeturit, Sheik Hasan Rubel, kujton momentet tmerri.

Ai ishte duke u lutur në xhami atë 15 mars të vitit të kaluar kur dikussh nisi të hapte zjarr.

Rubel morri tre plumba, gjë që e ka dëmtuar atë për gjithë jetën, si mendërisht ashtu edhe fizikisht.

“15 marsi po afrohet dhe bëhet më i vështirë,” i tha ai Reuters-it në një intervistë.

“Sulmi më dëmtoi fizikisht, por më dëmtoi më shumë përbrenda. Edhe sot, kur i kujtoj ato momente, dhe sa i frikësuar isha…, sa i pafuqishëm ”, vazhdoi ai.

Rubel, i cili është një llogaritar me profesion, ecën me shkop. Ai ka nevojë për një operacion tjetër për të riparuar legenin e dëmtuar nga një plumb. Përveç fizioterapistëve, ai viziton edhe një këshilltar të traumës psikiatrike.

“Mendova se mund të vdisja në çdo moment,” thotë Rubel.

Gjatë sulmit, ai thotë se kishte menduar për gruan dhe vajzat e tij.

Në Zelandën e Re po bëhen përgatitjet për të shënuar përvjetorin e asaj ngjarjeje. Një lutjeje do të mbahet në Christchurch të premten, ndërsa Dita e Përkujtimit do të mbahet të dielën, në një ngjarje ku dotë jetë e pranishme dhe kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Këto ngjarje do të mbahen me shumë siguri, duke marrë parasysh faktin se xhamia Al Norr, aty ku ndodhi tragjedia, kohët e fundit ka qenë shënjestra e kërcënimeve.

Brenton Tuarant, një supremacist bardhë, përballet me 92 akuza që lidhen me sulmin që ai organizoi.

Rubel, i cili erdhi në Zelandën e Re në 2015 nga Bangladeshi, thotë se ai ka besim në sistemin e drejtësisë të Zelandës së Re dhe shpreson se krimi do të ndëshkohet. Por ai vështirë se mund ta fal autorin.

“Nuk do të them se do të fal. Kjo është një fjalë e madhe për të thënë”, tha ai. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit