20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Një tërmet i fortë godet në det të hapur pranë Panamasë

Më të lexuarat

Një tërmet i fortë goditi brigjet jugore të Panamasë të mërkurën pranë kufirit me Kosta Rikën, megjithëse nuk kishte raporte të menjëhershme të dëmtimit dhe autoritetet thanë se nuk pritej një cunami.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) tha se tërmeti kishte një fuqi 6.9 të shkallës Rihter dhe goditi në një thellësi prej 2 km (1.2 milje) rreth 321 km (200 milje) në juglindje të kryeqytetit të Kosta Rikës, San Jose.

Siç thuhet më tej, zakonisht, tërmetet e asaj fuqie mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

“Për sa i përket tërmetit që kemi ndjerë në pothuajse të gjithë vendin, ne raportojmë se nuk kemi dëmtime në infrastrukturën publike ose lëndime”, tha Alexander Solis, kreu i Komisionit Kombëtar të Emergjencave të Kosta Rikës.

Një dëshmitar i Reuters në Panama City tha se lëkundja nuk u ndie atje.

Sidoqoftë, Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Tsunamit dhe agjencia e mbrojtjes civile e Panamasë thanë se nuk pritet ndonjë cunami. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit