13.5 C
Pristina
Sunday, May 26, 2024

Një pedofil digjet i gjallë nga qytetarë të Meksikos

Më të lexuarat

Meksiko Siti, 11 janar – Një burrë i akuzuar se ka përdhunuar dhe vrarë një vajzë gjashtë vjeçare është djegur i gjallë në vendin Kakahoatan në pjesën jugore të Meksikos, kanë njoftuar autoritetet e shtetit federal Çiapas.

Një grup qytetarësh e kanë kapur Alfred Robleron dhe e kanë akuzuar për përdhunim dhe vrasje të një fëmije, zhdukja e së cilës është lajmëruar dje nga ana e familjes. Prokuroria ka njoftuar se Roblero është rrahur dhe lidhur për një konstrukt druri, është lyer me benzinë dhe më pas është djegur. Policia nuk ka mundur ta shpëtojë.

Prokuroria ka paralajmëruar se nuk do të lejojë qytetarët të marrin drejtësinë në dorën e tyre dhe do të ngrit hetime për linçim.

Meksiko është vend me numër më të madh të veprave të kryera penale në botë. Nga dhjetori i vitit 2006, kur filloi ofensiva e autoriteteve federale kundër kartelit të drogës janë regjistruar më shumë se 250.000 vrasje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit