9 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Një njeri i pathyeshëm

Më të lexuarat

Nga: Sabaudin Jashari

Një njeri i pathyeshëm

Prekja e ngjarjeve… !
Ngjarjet e ndryshme te jetës kanë ndikimin e tyre te drejtpërdrejtë, pozitiv apo negativ, tek njeriu, tek aktorët e ngjarjeve, tek të interesuarit për to, por edhe tek të tjerët që në dukje shfaqen të shkëputur dhe të pandikueshëm prej tyre, pra tek ata afër ngjarjeve por edhe tek ata që janë larg tyre.
Madje Malik Bin Nebiju e përshkruan faktin e mësipërm me rrathët bashkëqendror dhe jep si model ilustrues rënien e Romës, njw nga shkaqet e tw cilit ishte dhe sulmi i Hunëve në veri të Evropës, gjë e cila shkaktoi trysni ndaj fisëve veriore të cilët qenë të detyruar të zbresin drejt jugut të Evropës… .
Normalisht, ndikimi i ngjarjeve mund të jetë fizik-material por edhe shpirtëror-psikologjik, sipas afërsisë së rrethit me qendrën e ngjarjeve… . Në raste të tilla gjëja e parë që i hyn në punë të sprovuarit nga ngjarjet, pas forcimit të lidhjeve me Krijuesin e Tij, është modeli konkret dhe material për të përballuar dhe kapërcyer ndikimet apo traumat e ngjarjeve apo dhe për t’i vënë, pozitivisht, në shërbim të vetes.
Në betejën e Uhudit u përhap lajmi se Profeti Muhamed (a.s) u vra. Shumë prej shokëve të Profetit (a.s) ikën nga fushëbeteja dhe shumë të tjerë i hodhën armët dhe u ulën duke vajtuar atw qw kishte ndodhur. Dikush prej shokëve trima të Profetit (a.s) kur i pa vajtuesit ndaj ngjarjes dhe pasi e kuptoi se pse po vajtojnë u tha: “Nëse është e vërtetë kjo, atëherë ngihuni dhe vdisni edhe ju për atë që vdiq Profeti (a.s)”.
 Allahu i Madhëruar, duke përforcuar parimin e ndikimit të ngjarjeve, përjetëson udhëzimin e Tij hyjnor në lidhje me qëndrimin ndaj ngjarjeve sado të rënda të jenë ato: “Muhamedi është thjesht Profet. Para tij kanë kaluar profetë të tjerë. Po nëse ai vdes apo vritet ju do t’I ktheni shpinën fesë?! E ai që I kthen shpinën fesë le ta dijë se nuk I bën dëm Allahut. E Allahu do t’I shpërblejë falënderuesit. Askush s’mund të vdes vetëm se me lejen e Allahut dhe me exhelin e shkruar prej Tij. E ai që do shpërblimin e kësaj bote, Ne do t’i japim prej saj. Edhe atij që do shpërblimin e ahiretit do t’I japim prej saj dhe Allahu do t’I shpërblejë falënderuesit. Sa e sa prej profetëve të mëparshëm kanë luftuar më ta dhe janë vrarë shumë prej pasuesve të tyre të devotshëm por kjo nuk I ka bërë të ligështohen, nga sprovat në rrugë të Zotit, as nuk janë  dobësuar dhe as nuk janë frikësuar. Allahu I don durimtarët. Ata nuk thanë gjë tjetër veç: “O Zoti ynë na I fal mëkatet tona dhe padrejtësinë që I kemi bërë veteve tona, na I stabilizo këmbët tona dhe na ndihmo ndaj popullit mohues” E Allahu u dha atyre shpërblimin e dynjasë dhe shpërblimin më të mirë të botës tjetër. Allahu i do muhsininët (ata që e kanë parasysh Zotin e tyre gjithmonë)” Ali Imran 144-148
Dy fjalë nga Sheh Selman Aude…!
Para pak ditësh, në një udhëtim Umreje (vizitë e Qabes në Mekë), pa pritur e paplanifikuar nga ana ime, pata nderin të takohem me ftuesin e mirënjohur Sheh Selman Aude. Dinamizmi, shkathtësia, optimizmi që i ndriçonte sytë, buzëqeshja që nuk i ndahej nga buzët, këmbëngulja e vazhdueshme dhe e natyrshme për t’i dhënë çdo kujt vëmendjen e duhur përmes shikimit në sy, buzëqeshjes dhe shprehjes së interesimit e shumë të tjera cilësi të sjelljes dhe karakterit të tij, binin shpejt në sy.
Minutazhi jo i shkurtër i fotografimeve, si pasojë e dëshirës dhe këmbënguljes së të rinjve që e rrethonin nuk e bezdisi aspak. Madje pas një përshëndetje të ngrohtë me të gjithë të rinjtë e pranishëm me shumë dëshirë dhe modesti, u kushtoi një vëmendje të veçantë këtyre të rinjve duke u ulur në karriget e spektatorëve për të ndjekur ndeshjen e futbollit që po zhvillonin këta të rinj.
Realisht për mua qe një rast jo pak befasues. Kishte jo pak kohë që më kishte lindur një dëshirë e pashprehur për ta takuar e për ta pyetur për diçka që më shqetësonte vazhdimisht e që kishte të bënte pikërisht me të.
Ajo që unë kisha konstatuar, në lidhje me karakterin e tij, përmes aktivitetit të tij online, shkrimeve, regjistrimeve, intervistave, ligjëratave, simpoziumeve, videove mu vërtetua konkretisht në më pak se njëzetë minuta vrojtim në teren.
Jo me pak vështirësi arrita të krijoj një moment disi intim me të, ulur në karriget e spektatorëve, për të marrë përgjigjen e shqetësimit tim dhe jo thjesht të kureshtjes sime.
“Ju lutem a keni mundësi të më tregoni se nga ju buron i gjithë ky dinamizëm që duket i pashtershëm…?!” Më pa në sy e më tha, si për ta kaluar me marifet e me shumë modesti pyetjen,: “Mendoj se thjesht u duket ju ashtu, por unë realisht nuk e mendoj veten të tillë”
Këtu mu duk se e mori si kompliment pyetjen time dhe kjo më bëri të insistoj edhe më shumë në shqetësimin tim: “Ju lutem nuk e kam kompliment. Jam i interesuar realisht ta di, nisur nga fakti se edhe unë mundohem të kontribuoj diçka në fushën e ftesës”
Duke më parë sërish në sy: “Kësaj pyetje i jam përgjigjur para dy orësh tek kanali “Shebab 4”: “Pas lidhjeve të ngushta me Zotin tënd, ki parasysh dy gjëra: mos rri shumë gjatë para dyerve të mbyllura dhe dije se askush nuk mund të të thyej vetëm nëse do ti të thyhesh”
Nuk e shoh të arsyeshme ta ngjyros këtë aksiomë prej ftuesi me ngjyrat e zbehta të përshkrimit tim rreth përjetimit tim shumë të ëmbël të përbrendshëm të kësaj thënie. Po e lë ashtu të zhveshur që çdo kush prej lexuesve të paktë të këtij shkrimi ta përjetojë vetë, sipas rrethanave apo shqetësimeve të veta.
Mu duk shumë origjinale jo sepse doli nga një i ashtuquajtur Selamn Aude por sepse buroi nga një njeri me një sfond shumë të konsoliduar përvoje me të padëshiruarën.
Menjëherë pas përgjigjes, duke e falënderuar shumë përzemërsisht, u tërhoqa disi për t’i dhënë kohë vetes për ta medituar atë që dëgjova. Menjëherë më erdhën ndërmend dy element shumë të rëndësishëm që kishin të bëjnë me përvojën e Sheh Selmanit dhe të cilët e paraqitën tek unë shumë origjinale thënien e tij. Elementi i parë ka të bëjë më atë që përshkrova më sipër. Pra ka të bëjë me aktivitetin e tij aktual shumë të ngjeshur dhe shumë dinamik. Elementi i dytë ka të bëjë me një të kaluar jo shumë të largët.
Një ndër gjërat e para të rëndësishme që pata dëgjuar kur shkova për studime islame në Arabinë Saudite ishte se Sheh Selam Auden e kanë arrestuar. Problemi ishte se kishim të bëjmë me një burg pa gjyq… ! Vet fjala burg derdh një sërë revelecionesh në mendje dhe në shpirt rreth ndikimeve negative që mund të ketë ndaj personit të sprovuar në të gjitha dimensionet e jetës së tij. 
Për çudi qe kader, që edhe në ditët që po bëhesha gati për t’u kthyer përfundimisht në Shqipëri, pas studimeve, të dëgjoj një nga haberet më të rëndësishme: Sheh Selmanin e kanë nxjerrë nga burgu. Por ajo që na çudiste të gjithëve, edhe më shumë, ishte fakti se Sheh Selmani i është kthyer përsëri, si më parë, aktivitetit të tij të ngjeshur ftues, ligjërata, mësime, seminare, intervista… ! Koha e pas burgut e tregoi se Sheh Selmani realisht nuk kishte qëndruar gjate rreth portave të mbyllura dhe se nuk u ishte nënshtruar përpjekjeve disa vjeçare për ta thyer.
Një element i tretë befasues iu shtua, tek unë, integralisht sfondit të origjinalitetit të thënies së tij. Isha i detyruar ta pres disa minuta për ti dhënë përshëndetjen e fundit për atë natë dhe për ti shtruar një kërkesë. Kjo pritje ndodhi sepse Sheh Selmani u shkëput me marifet nga zallamahia e pastër rinore dhe për disa minutash iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të ndjekësve të tij onlinë, nëpërmjet tabletit të tij.
Gjatë shtrëngimit të dorës e pyeta:“ A do kesh mundësi t’i përgjigjes ftesës sonë në rast se organizojmë ndonjë aktivitet të përshtatshëm?” Me një buzëqeshje të lehtë mu përgjigj: “ Kam shumë dëshirë dhe është kënaqësi, por kjo mund të realizohet vetëm përmes Skype-it. Jam I ndaluar me ligj për të dalë nga Arabia Saudite”
Uaaaaauuu! E megjithëse kemi të bëjmë me një zog që mund të fluturojë me qindra e mijëra kilomentra në ditë ai edhe brenda kafazit arabo-saudit arrin të jetë i pathyeshëm dhe arrin t’i hap vetes me dhjetëra dyer të vyera për t’i bërë hajr një bote të tërë. Këtë të fundit realisht nuk e kam të ekzagjeruar. Më mjafton fakti se vetëm ardhmeriaonline.net ka me dhjetwra dhe qindra lexues ditor të shkrimeve të vazhdueshme të Sheh Selamnit, të përkthyera në shqip nga administratori i kësaj faqeje. Madje kur i përmenda këtë fakt me shumë mirënjohje më ngarkoi me falenderimet dhe përgëzimet e sinqerta për përkthyesin e shkrimeve dhe artikujve të tij.
Ky takim, rizk hyjnor në këtë udhëtim, më erdhi tamam si melhem për disa plagë të shpirtit tim të shkaktuara nga ngjarje jo shumë të largëta. Duanë për organizuesit e aktivitetit, për mikpritësit dhe për Sheh Selmanin e shoqërova edhe me një dua për Imam Shafiun (Allahu e mëshiroftë) i cili thotë rreth dobive të udhëtimit:
Lëre për disa kohë vatanin në kërkim të lartësisë
Dhe udhëto se në udhëtim ka pesë dobi:
zgjidhje brenge e fitim jetese
dije dhe edukatë e shoqërim fisniku
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit