7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Një ngjarje interesante që ka ndodhur në Gjermani – Si e pranoi Islamin shefi gjerman?!

Më të lexuarat

Gjë normale është që në firmat gjermane koha e pushimit vjetor të secilit punëtor caktohet në fund të vitit (për vitin e ardhshëm) dhe lajmërohet në sekretariat, mirëpo një vëlla i yni nga Bosnja e kishte kërkuar pushimin në një kohë të veçantë, gjë që për shefin ishte e diskutueshme dhe e thirri në zyrë ta pyesë se cila ishte arsyeja. Ky vëllai i tregoi se dëshiron të shkojë në Haxh.

Shefi nga kureshtja e pyeti se çka bëhet atje? Atëherë pasoi shpjegimi, përshkrimi i Mekës, Qabes dhe adhurimet e tjera, dhe pas të gjitha atyre, i tha se, vizitohet edhe Medina.
Shefi, pak i përmbajtur, pyeti se çka ka në Medine, a nuk është ceremonia kryesore në Mekë?
Boshnjaku ia shpjegoi se në Medine është i varrosur Muham-medi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe në shkojmë në vizitë atje.

Shefi pyeti përsëri se çka ka të posaçme atje. Atëherë boshnjakut iu dha rasti t’ia shpjegojë pak më detajisht arsyen e vizitës dhe filloi me radhë, shkuarja te varri i Pejgamberit, falja në Xhaminë e tij, bërja e duave, leximi i Kur’anit, salavatet, i tha se atje e përshëndesim (i japim selam) Muhammedit a.s., bile edhe nëse dikush e përshëndet e nuk ka mundësi të shkojë ne që shkojmë e kemi obligim t’ia përcjellim selamet Pejgamberit a.s., sepse ai lajmërohet për të gjitha përshëndetjet. Iu duk e çuditshme kjo e fundit gjermanit por edhe pak atraktive kjo pjesa e fundit dhe i tha: Në rregull. Lajmërohu në sekretariat dhe e ke të lirë prej meje, por me 1 kusht; kur të shkosh në Medine përshëndete Muhamedin për mua!

Nuk e kanë parandier as boshnjaku e lëre më gjermani rezultatin e kësaj përshëndetjeje!
Boshnjaku shkoi, i kreu ceremonitë në Meke dhe pasoi vizita në Medine dhe në mes të përshëndetjeve nga familja dhe miqtë e tij për Pejgamberin a.s., iu kujtua përshëndetja e shefit të vet për Muhamedin (paqja qoftë mbi të) dhe i vetëdijshëm për amanetin, ia përcolli selamin e shefit Pejgamberit a.s.!

Pasi u kthye në Gjermani i qerosi kolegët ndërsa për shefin, natyrisht, kishte sjellë një dhuratë të posaçme meqë e kishte liruar nga puna. Shkoi ta falënderojë, hyri t’ia japë dhuratën, e falënderoi dhe e filloi i pari bisedën!

Në mes tjerash boshnjaku i thotë gjermanit e kam përshëndetur Pejgamberin për ty…

Gjermani i kthehet:
– E di.
– Si e din? – çuditet boshnjaku.
– E di sepse e kam parë në ëndërr Pejgamberin, më erdhi në ëndërr dhe më tha:
“PO MË DËRGON PËRSHËNDETJE KURSE ENDE NUK MË KE PRANUAR PËR TË DËRGUAR TË ZOTIT.”
U zgjova dhe të njëjtin çast e pranova Islamin!

Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi ka thënë:
“Kush më sheh mua në ëndërr sikur t’më kishte parë të gjallë, sepse shejtani nuk mund të paraqitet në figurën time.”
(Mutefekun alejhi)

Pashë Allahun! Sa shpesh i dërgojmë ne salavate Pejgamberit, kurse pyetja edhe më e vështirë “sa shpesh na vjen Pejgamberi a.s. në ëndrrat tona?!”

(Ngjarjen e tregoi Dr. Hafiz Kenan Musiq, Kryeimam i Sarajevës).
E huazuar

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit