11 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

Një nga mizoritë e mercenarëve të Putinit në Siri

Më të lexuarat

Moska pretendon se ajo çfarë ka ndodhur së fundi në Bucha, pak km larg Kievit, e cilësuar si një “Srebrenicë e re”, nuk është dorë e saj. Por duhej ta kish bërë këtë, nësë vërtet është ashtu siç ajo thotë, dhe në vende të tjera ku ka shkelur.

Ne fakt, mizoria ruse në lufta është tashmë diçka e provuar, një traditë gjakësore e saj. Nuk dihet që rusët të kenë ndonjë kod moral lufte. Po të kishin, do e promovonin, gjithashtu dhe do e faktonin në terren. Por aspak! Siria është diçka ende e freskët në kujtesë.

Ndaj, ajo çfarë raportohet se ka ndodhur në Bucha dhe qyteteve të tjera të Ukrainës, sjellin në kujtesë të gjitha krimet e kryera nga ushtarët e Putinit nga Afganistan, Çeçeni, Siri dhe Libi.

Një nga shembujt më monstruoz të brutalitetit mercenar të Putinit ndodhi në Siri në vitin 2017 kur kriminelët e grupit Wagner torturuan dhe copëtuan trupin e një të burgosuri sirian, më pas e lyen me benzinë ​​dhe e dogjën. Krimi u regjistrua me kamerat dhe pikërisht këto regjistrime ndihmuan që të paktën një prej tyre të identifikohej.

Mediat arabe kanë identifikuar viktimën, kohën dhe vendin e ekzekutimit. Sipas Jesr Press, i vrarë është Mohammed Taha Ismail Al-Abdullah, i njohur edhe si Hammadi Taha Al-Buta.

Ai kishte lindur në vitin 1986 në Deir ez-Zor. Hammadi u largua nga Siria gjatë luftës, por u kthye në verën e vitit 2017 dhe u mobilizua në rezervën e ushtrisë së Bashar al-Asadi. Më pas ai dezertoi, por u kap nga mercenarët e Putinit, të cilët ushtruan mbi të mizoru të pashembullt. /tesheshi.com/

P.S. Pamjet s’mund të transmetohen pasi janë të rënda. Ndërsa votoja ku fatkeqi është varur nga këmbët, e krah tij pozojnë kasapët rusë, është e prerë pasi pamjet e poshtme janë po ashtu të rënda.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit